Aplikohet vaksinë e re për HPV, krijon mbrojtje më të madhe ndaj kancerit të qafës së mitrës
Vaksinimi kundër HPV është zgjeruar me vaksinën e re e cila mbron ndaj nëntë tipeve të HPV-së të lidhura me kancerin e qafës së mitrës dhe kancera të tjerë. Ndryshe nga vaksina 4-valente, ajo ofron mbrojtje ndaj pesë tipeve shtesë të virusit.
“Ne duhet që përveç faktit t’i bindim që ta realizojnë, duhet t’i bindim që kjo është vaksina që përdoret në të gjitha vendet e BE. Ju lutem vaksinoni vajzat dhe djemtë mbi 13 vjeç. Është për të parandaluar kancerin dhe kanceri sot është një betejë e jashtëzakosnhme për ne”, tha ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu.
Ndërkohë ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal, me 280 mijë doza falas për grupet prioritare në të gjithë vendin.
“Të gjithë grupmoshat mbi 65 vjeç, të sëmurët me sëmundje kronike, gratë shtatëzëna dhe personelui shëndetësor, kjo vaksinë duhet bërë sepse ne parandalojmë komplikacionet e gripit”, tha Spahiu.
Vaksina e gripit rekomandohet në fillim të sezonit por vaksinimi do të vijojë në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.




