AKTUALITET /

Dyshohet se shtyu gruan e tij Xhuana Nikolli drejt vetëvrasjes, dorëzohet në polici, Eraldo Fizi

Viktima la pas një letër ku rrëfente se nuk mund të vijonte të duronte dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj me të cilin kishte vetëm disa muaj që ishte martuar.

Shkruar nga Versus
Dyshohet se shtyu gruan e tij Xhuana Nikolli drejt vetëvrasjes,
Viktima, Xhuana Nikolli, bashkëshorti i saj Eraldo Fizi

Eraldo Fizi, i riu i shpallur në kërkim pasi dyshohet se shtyu bashkëshorten e tij drejt vetëvrasjes, është dorëzuar në policinë e Lezhës. Fizi kërkohej që prej muajit mars pasi Xhuana Nikolli i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

25 vjeçari ndodhet aktualisht në policinë e Lezhës dhe më pas do të transportohet drejt Tiranës. 

Ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj viktimës e cila kishte rrëfyer gjithçka në një letër lamtumire para se t'i jepte fund jetës. 

Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025 në Lezhë, por martesa zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja ishte zhvendosur në Tiranë për të jetuar me motrat e saj. Ekspertiza mjekoligjore zbuloi shenja dhune në trupin e viktimës duke provuar edhe pretendimet e familjarëve të saj mbi dhunën që Fizi kishte ushtruar ndaj të resë. Versus.al

Poll