Ambasadori i ri i SHBA-së takon Rama, i kujton prioritetin e Trump për luftën kundër krimit të organizuar

Ambasadori i ri i SHBA-së takon Rama, i kujton prioritetin e Trump për luftën kundër krimit të organizuar

14:30, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë  Eric Wend ka nisur takimet me krerët e shtetit në Shqipëri. Sot ambasadori u takua me kryeministrin Edi Rama, e më pas u takua me ministrin e jashtëm, Ferit Hoxha.

Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada amerikane thuhet se në takim u diskutua thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimi i tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimi i luftës kundër krimit të organizuar.

"Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizua" shkruan ambasada amerikane. 

Kujtojmë se gjatë seancës dëgjimore të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, gjenerali Wendt deklaroi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës të lidhura me kartelet e narkotrafikut në Amerikën Latinë do të ishin disa nga prioritetet e tij gjatë mandatit në Shqipëri.

Edhe në takimin me presidentin Bajram Begaj më 26 shtator, kur dhe paraqiti letrat kredenciale, ambasadori theksoi prioritetet e mandatit të tij në Shqipëri’

"Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale” thuhej në njoftimin e ambasadës. 

Eric Wend u propozua nga Presidenti Donald Trump dhe u konfirmua nga Senati amerikan më 6 gusht, ndërsa mbërriti në Shqipëri më 25 shtator dhe një ditë më pas paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco