Murati: 102 milionë euro të rialokuara për pagën e 13-të, përvojën e punës dhe pensionet

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që mundëson rialokimin e 102 milionë eurove nga buxheti. Fondet do të përdoren për pagën e 13-të të punonjësve të sektorit publik, kompensimin retroaktiv të diferencës së shtesës për përvojën e punës dhe pensionet bazike.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se pjesa më e madhe e shumës do të kalojë në kontingjencën e pagave.

Murati sqaroi se ky fond do të mbulojë fillimisht shpenzimet për pagën e 13-të të zyrtarëve publikë. Pjesa tjetër do t’u dedikohet pagesave retroaktive që burojnë nga diferenca e shtesës prej 0.5 për qind për përvojën e punës, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ministri tha se, përmes Ligjit për ndarje buxhetore, shtesa prej 0.5 për qind është mbuluar duke nisur nga ky vit. Megjithatë, sipas tij, ka mbetur pa u mbuluar periudha nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga deri në fund të vitit të kaluar dhe pikërisht për këtë pjesë është parashikuar ndarja e re.

Në kuadër të rialokimit janë paraparë edhe 20 milionë euro për pensionet bazike.

Sipas Muratit, kjo shumë nevojitet për të përballuar shtimin e numrit të përfituesve të skemës pensionale dhe rritjen e natyrshme të numrit të pensionistëve.

Edhe vitin e kaluar, Qeveria kishte ndarë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

Shtesa prej 0.5 për qind i referohet përvojës së punës në sektorin publik. Sipas skemës së mëparshme, për çdo vit përvojë, punonjësit merrnin 0.5 për qind shtesë mbi pagën bazë.

Rrjedhimisht, një punëtor me 10 vjet përvojë përfitonte një shtesë që arrinte në 5 për qind të pagës bazë.

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga në vitin 2022, u ndryshua mënyra e përllogaritjes së kësaj shtese. Për 15 vitet e para të punës, norma u ul në 0.25 për qind për secilin vit, ndërsa për periudhën pas vitit të 15-të vazhdoi të zbatohej norma prej 0.5 për qind.

Rialokimi i miratuar synon të sigurojë edhe pagesat retroaktive për diferencën e krijuar nga kjo ndryshesë, për periudhën nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga deri në fund të vitit të kaluar.


Shtuar më 30.09.2026 15:01

Quantcast
sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş