Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë mban takimin e parë, Hoti raporton mbi 290 ndalime punimesh

Takimi i parë i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë (KNSSHP), i organizuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, u përqendrua te mbrojtja e punëtorëve, parandalimi i aksidenteve në punë dhe forcimi i institucioneve përgjegjëse.

Të lidhura

None found

Ministri Andin Hoti tha se siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të udhëheqin çdo vendim e veprim institucional. Sipas tij, as interesat ekonomike dhe as afatet nuk mund të kenë përparësi ndaj jetës së qytetarëve. Ai tha se hapa konkretë për forcimin e mbrojtjes janë ndërmarrë gjatë këtij viti, që nga fillimi i mandatit të parë, ndërsa mandatin e dytë e cilësoi të shkurtër.

Hoti bëri të ditur se në prill janë marrë masa emergjente për shtimin e inspektimeve, veçanërisht në vendet e punës me rrezikshmëri të lartë. Nga 8,608 inspektime të kryera brenda vetëm shtatë muajve, shkeljet e konstatuara kanë çuar në mbi 290 masa për ndalimin e punimeve.

Ministri tha se Inspektorati Qendror i Punës ka kaluar në një sistem plotësisht digjital të inspektimit. Po ashtu, është marrë vendim që dronët të përdoren si mjet mbështetës për mbikëqyrjen e kantierëve dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë. Sipas tij, këto ndryshime synojnë dokumentim më të saktë, transparencë më të madhe dhe reagim më të shpejtë ndaj shkeljeve.

Institucionet janë drejt përfundimit të procedurave për rekrutimin e 39 inspektorëve të rinj: disa intervista kanë përfunduar, ndërsa të tjerat janë ende në proces. Hoti tha se kjo do të forcojë kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Punës për mbikëqyrje më të gjerë dhe më efektive në terren, si në marrëdhëniet e punës, ashtu edhe në sigurinë e shëndetin në punë.

Ministria po përgatit edhe një fushatë kombëtare vetëdijesimi. Ajo synon t’u rikujtojë punëdhënësve detyrimet sipas legjislacionit në fuqi dhe t’i informojë punëtorët në Republikën e Kosovës për të drejtat e tyre dhe mënyrat e raportimit të abuzimeve.

Hoti vlerësoi angazhimin e Inspektoratit Qendror të Punës, të inspektorëve dhe të të gjithë atyre që kanë kontribuar në reformën e digjitalizimit dhe në ndryshimet e tjera të ndërmarra gjatë muajve të fundit. Megjithatë, ai theksoi se aksidentet në punë vazhdojnë të ndodhin, përfshirë rastet me humbje jete. Për këtë arsye, sipas tij, nevojitet angazhim më i madh dhe më serioz, si dhe analizë e kujdesshme e çdo rasti për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre.

Duke folur për konstituimin e Këshillit, ministri e cilësoi atë hap të rëndësishëm për bashkëpunimin mes institucioneve, punëdhënësve, përfaqësuesve të punëtorëve dhe ekspertëve. Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka themeluar Këshillin Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në Punë në mbështetje të nenit 4 të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, me mandat për të kontribuar në hartimin e politikave dhe për të përcjellë vazhdimisht gjendjen në këtë fushë.

Hoti u kërkoi anëtarëve të Këshillit të paraqesin rekomandime konkrete për përmirësimin e kushteve të punës, parandalimin e aksidenteve dhe trajtimin e sëmundjeve profesionale. Ai tha se propozimet duhet të kenë afate e përgjegjësi të qarta dhe se zbatimi i tyre duhet të ndiqet. Ministria, shtoi ai, do ta mbështesë punën e Këshillit, me synimin që siguria të merret parasysh në çdo vendim dhe në çdo fazë të punës.


Quantcast
sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş