30 Shtator 2026, 15:08
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Rama po kërkon të ndryshojë rregullat e paraburgimit për interesa personale.
Në reagimin e tij, Bardhi ngre pyetjen se përse kryeministri ndryshoi qëndrim ndaj paraburgimit vetëm vite më vonë. Sipas tij, pika e kthesës ishte arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në shkurt të vitit 2025. Në përfundim, Bardhi e cilëson paketën e re si një ligj të hartuar sipas interesave të Ramës.
Reagimi i Bardhit:
Një ligj i ri për hallet e vjetra të Ramës! Edi Ramës nuk i intereson se kush rri në paraburgim me të drejtë dhe kush jo. Po t’i interesonte vërtet, nuk do ta kishte shpallur dhe ndjekur “BURGUN” si rrugën e shkurtër të zgjidhjes së çdo problemi social në Shqipëri, që ditën e parë të ardhjes në pushtet. Burg për ndërtimet pa leje. Burg për energjinë. Burg për punën në të zezë. Burg gjatë COVID-it. Sa herë ai dështonte të mbante një premtim elektoral, përgjigjja politike ishte e njëjta: më shumë penalizim, më shumë burg.
Në tetor 2014, gjatë operacionit për energjinë, u arrestuan mbi 1 mijë persona vetëm në muajt e parë. Një politikë që pati edhe histori tragjike. Qamil Zela, 52 vjeç, baba i tre fëmijëve, qëndroi dy muaj në paraburgim për një borxh prej 35 mijë lekësh të vjetra dhe, më 28 dhjetor 2014, u vetëvar në qeli.
Prandaj Edi Rama nuk mund ta sjellë sot Këshillin e Europës sikur sapo ka zbuluar se Shqipëria ka problem me paraburgimin. Këshilli i Europës e kishte thënë këtë që në muajt e parë të qeverisjes së tij. Më 16 janar 2014, Këshilli i Europës paralajmëroi për “mbështetjen e tepruar te paraburgimi” dhe rekomandoi që kjo masë të përdorej vetëm si zgjidhje e fundit, duke u dhënë përparësi alternativave. Raporti i Këshillit të Europës konstatoi se, nga tetori 2013 deri në shkurt 2014, numri i të paraburgosurve ishte dyfishuar, duke arritur rreth 2,300 persona, ose afërsisht 40% të të gjithë popullsisë së burgjeve.
Pra, Edi Rama e dinte. Paralajmërimi europian ishte bërë dhe shkaktari ishte identifikuar: politika e qeverisë. Atëherë, kur iu kujtua Edi Ramës se liria duhet të jetë rregulli dhe burgu përjashtimi? Sigurisht, jo në vitin 2014, kur Këshilli i Europës ngrinte alarmin. Jo kur, sapo ai erdhi në pushtet, paraburgimet u dyfishuan. Dhe jo kur Qamil Zela u vetëvar në paraburgim për energjinë elektrike. Edi Rama u kujtua se kishte shkaktuar këtë problem në shkurt 2025, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Më 12 shkurt 2025, dy ditë pas arrestimit, Edi Rama foli për “burgosje pa gjyq” të Veliajt dhe tha se gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë. Vetëm atëherë zbuloi edhe “zonën e lirisë” të Këshillit të Europës. Jo se i dhimbset Veliaj. Edi Rama po punon për veten. Ergys Agasi ka shumë për të thënë. Belinda Balluku ka shumë për të thënë. Besoj të gjithëve u kujtohet deklarata publike se SPAK-u nuk ia merrte dot telefonin Edi Ramës. Ndryshimet e sotme shpjegojnë gjithçka. Deri tani Edi Rama ka bërë ligje me porosi për të tjerët. Sot, po qep një ligj sipas masës së vet./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
30 Shtator 2026, 14:51
E.d
Bardh Spahia
TIRANA- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka folur ditën e sotme për tenderin e hemodializës me vlerë mb...
Politike
30 Shtator 2026, 14:22
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka replikuar kryeministrin Edi Rama, i cili tha se edhe Rusia ka më pak të paraburgos...
Politike
30 Shtator 2026, 13:49
G.M
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes...
Politike
30 Shtator 2026, 13:45
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po drejton insitucionin nga qelia ka shkaktuar "tërmet",...
Politike
30 Shtator 2026, 13:34
E.d
Bledi Çuçi
TIRANA- Kryetari i komisionit të Brendshëm dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi ka deklaruar ditën e sot...
Politike
30 Shtator 2026, 12:59
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ...
Politike
30 Shtator 2026, 12:36
E.d
Gjergj Erbara
TIRANA- Gazetari Gjergj Erbara ka reaguar pas paketës ligjore të propozuar nga kryeministri Rama, ku Kodi i Procedurës ...
Politike
30 Shtator 2026, 12:12
I.A
Klodian Tomorri
TIRANË- Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht kufizimi i masës “arrest n&...
Politike
30 Shtator 2026, 12:10
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se çështja e Presidentit është nj...
Politike
30 Shtator 2026, 11:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, tha se drejtësia nuk duhe...