Ish-ministri i drejtësisë, Enkelejd Alibeaj vuri sot në dyshim qëllimin e 105 ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se ato prezantohen nga një qeveri që, sipas tij, është në konflikt me sistemin e drejtësisë. Ish-deputeti thotë se vetëm leximi i plotë i draftit do të tregojë nëse pas paketës fshihet një përpjekje për të intimiduar ose kufizuar hapësirat e drejtësisë.
I ftuar në emisionin “Sot Live”, Alibeaj u pyet nëse ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale po bëhen “enkas për t’i liruar të gjithë ata që bëjnë shkelje të barazisë në tendera”. Ai theksoi se djalli fshihet në detaje dhe përgjigja përfundimtare do të jepet vetëm pasi të publikohen të gjitha ndryshimet, por nga ana tjetër kritikoi faktin që një paketë kaq e rëndësishme për funksionimin e drejtësisë po prezantohet nga kryeministri Edi Rama.
“Është një ndryshim masiv i Kodit të Procedurës Penale. Pa asnjë lloj dyshimi mund të thuhet se prezantimin e kodit e bën kryeministri, pra një ligj bazë që i përket pushtetit gjyqësor dhe se si duhet të veprojë, e bën përfaqësuesi i një pushteti tjetër, politik dhe ekzekutiv. Kjo është e rëndë. Këtë po e bën përfaqësuesi politik që në shumë çështje gjyqësore ndodhet përballë gjykatës. Ministra, kryetarë bashkie, drejtoresha e SHISH e me radhë janë në konflikt me ligjin. Të dalë eprori direkt, siç është Rama, dhe t’u tregojë rregullat e lojës këtij pushteti që supozohet ta kontrollojë, kjo është një gjë që nuk shkon”, tha Alibeaj.
Sipas tij, veprimet e qeverisë ndaj sistemit të drejtësisë, përfshirë përplasjen për pagat e magjistratëve, shtojnë dyshimet për qëllimin e paketës.
“Herë pas here Rama është fshfaqur si ekspert dhe kritik i madh i Kodit të Procedurës Penale. Është një shfaqje atipike e kryeministrit që futet në detaje. E ka bërë në mënyrë sistematike dhe ka treguar që përkundër të gjitha lavdeve të dikurshme që reforma në drejtësi do të sjellë lirinë e strukturave, veprimtaria që ka bërë në vazhdimësi tregon faktin që Rama, në mënyrë të strukturuar ka në fokus të parë sulmin ndaj drejtësisë, duke intimiduar me çështjen e pagave, duke u ngushtuar hapësirat etj. ” u shpreh ai.
Alibeaj theksoi se vlerësimi përfundimtar duhet të bëhet vetëm pas analizimit të plotë të draftit, ndërsa nga ana tjetër shprehu mosbesim për 'rregullat e lojës' që po përpiqet të vendosë mazhoranca.
“Në momentet e para të prezantimit të tekstit nuk do të ishte e dobishme të nxirren konkluzione vetëm nga fraza të shkëputura në mënyrë të izoluar. Djajtë qëndrojnë të fshehur në detaje, vetëm duke e lexuar mund të nxjerrim një konkluzion mbi neutralitetin e ndryshimeve apo nëse fshihet një qëllim i pastër politik për të indimiduar, asfiksuar hapësirat e sistemit të drejtësisë. Nga momenti që merr guximin që ti lëjë magjistratët pa paga, kjo ngjarje kalon fcdo imagjinatë njerëzorë në një demokraci kushtetuese. Nuk ka dhënë imunitetin e ish zv/kryeministres. Pyetja që kam unë, a vazhdon ende rregulli i dhënies së imunitetit prej parlamentit kur kërkohet nga drejtësia për interes të hetimeve? Kjo palë është në konflikt me sistemin e drejtësisë dhe unë nuk pres që të bëjë rregulla loje që tu japë hapësirë kundërshtarëve të tij” tha Alibeaj”, tha Alibeaj.
Alibeaj argumentoi se nëse Rama dëshiron me të vërtetë të mbështesë reformën në drejtësi, mund ta bëjë atë duke hequr imunitetin e ish zv/kryeministres Belinda Balluku dhe të ndërmarrë ndryshime kushtetuese që do tua hiqnin këtë mbrojtje të gjithë deputetëve.
“Do të ishte mbështetje e vërtetë e reformës, të cilën e ka kënduar si një nga produktet më të mëdha të qeverisjes së vet, ta jepte autorizimin për heqjen e imunitetit dhe ta hiqte imunitetin si pengesë. Pastaj në Kushtetutë të gjente rrugën që të gjithë parlamentarët të zhvishen nga ky imunitet, që nën qeverisjen e Ramës është shndërruar në pengesë për drejtësinëJam dakord që disa zhvillime që kanë lidhje me garantimin e të drejtave të individëve të ./ përplotësohen, por jo si një shpikje që vjen nga zyra e kryeministrit. Nuk mundet që me Kodin e Procedurës Penale të bëhen shpikje politike. Duhet që praktika më e avancuar e jurisprudencës të kodifikohet në Shqipëri. Për ta bërë këtë s'ka nevojë për evente politike. Do të ishte një proces fare i rëndomtë dhe rutinor. Aty shoh edhe ndërkombëtarët, ndaj po u tregon atyre se kush është Zoti në këtë vend që vendos kufirin tek thana”, përfundoi Alibeaj.
-
Rama e tha shqip qe per ndryshimet e Kodit Penal kane kontribuar te huajt i tha me emra o alibabe , shqipen nuk e kuptoni po zoteria qe foli anglisht e kuptove o trap .? Ju te pd jeni te mallkuar nga populli dhe nuk keni per te ardhur kurrrrreeeene pushtet .Tani tu shtrengohet prapanica si prokuroreve dhe gjyqtarve .JEMI REPYBLIKE PARLAMENTARE o kriminele qe nuk kuptoni shqipen .
Përgjigju









Komente
Komento