Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit perëndimor në Shqipëri
Është konfirmuar rasti i dytë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri, ndërsa edhe ky rast është regjistruar në qarkun e Korçës.
Bëhet fjalë për një 51-vjeçar nga fshati Vreshtas i Maliqit. Sipas të dhënave, 51-vjeçari ka deklaruar se ka qenë duke punuar në arë, kur është pickuar nga një insekt.
Pas konfirmimit të rastit, në zonë kanë mbërritur specialistë nga Tirana, të cilët kanë kryer kontrolle dhe vrojtime në terren për të vlerësuar situatën dhe për të evidentuar praninë e mushkonjave që mund të jenë bartëse të virusit.
Ky është rasti i dytë i konfirmuar gjatë këtij viti në vend. Rasti i parë u konfirmua në muajin gusht, te një 72-vjeçar nga Korça.
Specialistët vijojnë monitorimin në zonën e Vreshtasit, ndërsa strukturat shëndetësore po ndjekin situatën për të parandaluar raste të tjera.
Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.
Dokumenti i plotë i Kodit të ri të Procedurës Penale. Rregullat e reja për mbledhjen e provave dhe masat e sigurimit
Debate të forta në Këshillin Bashkiak të Cërrikut, votohet kundër për bashkimin me Elbasanin (VIDEO)
Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Lezhës ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt
- 15:59 Dokumenti i plotë i Kodit të ri të Procedurës Penale. Rregullat e reja për mbledhjen e provave dhe masat e sigurimit
- 15:55 SHBA kërkojnë nga Europa lirimin e rezervave të naftës
- 15:34 Dodik pas takimit me Putinin: U diskutua për energjinë, ekonominë dhe bashkëpunimin politik
- 15:13 Grenell kritikon ashpër ish-prokurorin Jack Smith për rolin e tij në Gjyakatën Speciale
- 14:48 Parlamenti i Bullgarisë miraton ligjin që mbron gazetarët nga paditë e SLAPP-it
- 14:45 Haaland për të ardhmen te Man.City: Kam besim te klubi, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë