web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bayern kërkon rinovim, Olise përcakton klauzolën

30 Shtator 2026, 16:09, Sport CNA

Bayern kërkon rinovim, Olise përcakton klauzolën

Michael Olise është në qendër të diskutimeve për rinovimin e kontratës me Bayern Munich, por negociatat kanë edhe një pikë të rëndësishme. Lojtari francez kërkon që në marrëveshjen e re të përfshihet një klauzolë lirimi prej rreth 170 milionë paundësh.

Olise aktualisht ka kontratë me Bayern-in deri në vitin 2029, por klubi gjerman dëshiron ta zgjasë bashkëpunimin dhe ta mbajë lojtarin në Mynih për një periudhë edhe më të gjatë. Negociatat kanë nisur dhe sipas raportimeve të mediave gjermane, klauzola e lirimit është një nga kushtet që lojtari kërkon të përfshihet në kontratën e re.

Kjo kërkesë lidhet edhe me interesimin që Olise ka marrë nga klube të tjera. Real Madrid e ka sërish në listën e lojtarëve që po ndjek dhe paraqitjet e francezit në fillim të këtij sezoni kanë rikthyer vëmendjen e klubit spanjoll.

Sipas raportimeve nga Franca, Olise kishte diskutuar mundësinë e një transferimi te Real Madridi me Kylian Mbappe dhe Eduar Camavingën gjatë kohës që të tre ishin bashkë me përfaqësuesen franceze në Botëror.

Për këtë arsye, klauzola e lirimit merr një rëndësi të veçantë në negociatat me Bayern-in. Një shumë prej rreth 170 milionë paundësh do t'i jepte Olise një mundësi të përcaktuar për të vendosur mbi hapin e ardhshëm të karrierës, nëse një klub do të pranonte të paguante shumën e parashikuar në kontratë.

Bayern e transferoi Olise në verën e vitit 2024 nga Kristal Palas. Klubi gjerman pagoi rreth 53 milionë euro për kartonin e francezit dhe që prej atëherë ai është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Olise ka zhvilluar deri tani 114 ndeshje me fanellën e klubit bavarez, duke shënuar 50 gola dhe duke dhënë 58 asistime.

Këto shifra e kanë vendosur francezin në qendër të projektit të Bayern-it dhe janë një nga arsyet pse klubi dëshiron ta sigurojë për një periudhë më të gjatë. Megjithatë, rinovimi nuk lidhet vetëm me kohëzgjatjen e kontratës, por edhe me kushtet që do të përcaktojnë të ardhmen e lojtarit.





Lajmet e fundit nga