Berisha ngre alarmin në Strasburg: Demokracia është në agoni
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë ...

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë përmes një videomesazhi nga Strasburgu, ku ndodhet për punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, çështjet që ka ngritur gjatë qëndrimit të tij në këtë institucion.
Berisha ka ngritur alarmin për situatën në Shqipëri dhe akuzat ndaj qeverisë Rama. Berisha u shpreh se fokusi kryesor i tij ka qenë denoncimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, duke e lidhur këtë situatë me pasojat që janë shfaqur në ekonomi, bujqësi, industri dhe zhvillimet demografike.
Berisha ngriti akuza edhe për trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai deklaroi se Shqipëria është një nga aktorët kryesorë në trafikun e kanabisit drejt Europës, ndërsa, grupet kriminale shqiptare kanë rol edhe në transportin e kokainës nga Amerika Latine.
Berisha tha se, në Strasburg ka kërkuar mbështetjen e institucioneve europiane në luftën kundër narkoshtetit, duke e paraqitur këtë si një problem që prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin.
"Gjatë qëndrimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por qëndrimi im më kryesor ka qenë në denoncimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri gjatë këtyre viteve, pasojat shkatërrimtare të këtij narkoshteti mbi ekonominë e vendit, zhvlerësimin dramatik të euros dhe dollarit, rënien masive të prodhimit industrial dhe prodhimit bujqësor dhe shokun e tmerrshëm demografik të paprecedent në historinë e Shqipërisë në shekuj.
Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, klanet shqiptare janë transportues kryesorë të kokainës nga Amerika Latine dhe kontrollues të tregut europian.
Në këtë kuadër, unë bëra thirrje për mbështetje nga ky institucion në luftën kundër narkoshtetit në Shqipëri, i cili përbën rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe më gjerë", tha Berisha.
Ai u ndal edhe te zhvillimet në Serbi, duke komentuar përdorimin e figurës së Ratko Mlladiç në fushatën politike.
Berisha akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç se po mbështetet politikisht nga elementë të lidhur me të kaluarën e luftërave në rajon dhe kërkoi që ndaj Serbisë të merren masa në raport me Këshillin e Europës.
Sipas Berishës, përdorimi i figurës së Mlladiç përbën shkelje të parimeve themelore europiane dhe paraqet rrezik për stabilitetin e rajonit.
Në qëndrimin tim, një vend të rëndësishëm kanë patur edhe diskutimet lidhur me faktin se sot në Beograd fantazmat e Ratko Mlladiç po bëjnë fushatë krah patronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, dhe kjo përbën një fyerje, një rrezik të madh për rajonin, një fyerje të rëndë për mbarë qytetërimin botëror.
Kërkova dhe do insistoj që sanksione të qarta të vendosen ndaj Serbisë në raport me Këshillin e Europës, mbasi ky akt vjen në kundërshtim flagrant me të gjitha parimet themelore.
Ratko Mlladiç është orkestruesi dhe kryeautor i gjenocidit më të madh pas Luftës së Dytë Botërore në Srebrenicë, ai ka kryer krime të rënda në Kroaci dhe në zona të tjera dhe tani bën fushatë përkrah Aleksandër Vuçiçit fshatrat dhe qytetet e Serbisë", theksoi Berisha.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Berisha ishte gjendja e medias në Shqipëri. Ai theksoi se pjesa dërrmuese e mediave kontrollohet nga një aleancë mes qeverisë, biznesit dhe grupeve kriminale.
Një vëmendje tjetër, situata dramatike e mediave në Shqipëri të kontrolluara sipas raporteve ndërkombëtare në 90% të tyre nga një aleancë mafioze e narkoqeverisë, bizneseve dhe klaneve të drogës.
Aty ku 90% të mediave kontrollohen nga qeveria, korruptohet gjuha, korruptohet mendimi, liria de facto është një iluzion.
Aktet e dhunës ndaj mediave të qeverisë janë të dënueshme dhe i denoncova me forcën më të madhe, por kërkohet një ndërhyrje urgjente, mbasi e vërteta është se demokracia në Shqipëri për këto arsye është në agoni, ndërkohë konsolidohet gjithnjë e më shumë diktatura autoritare bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve", është shprehur Berisha./ CNA
Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka shprehur sot me votë kundë...
Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qëndrim kritik për ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Ambasadorin e ri të SHBA-së, Eric Wendt, u prit këtë të më...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e p...
Këtë të mërkurë në Tiranë po prezantohen projektndryshimet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvill...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot situatën aktuale po...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh me kritika lidhur ...
Ish-presidenti Ilir Meta ndau një thirrje për faktorin pol...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mor...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar pë...
Katër ministri janë bashkuar për një nismë institucionale ...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, ka nisur ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mbajti dje një fjalim në A...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Eraldo Fizin, ish-bashk...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacioni...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Policia ka bastisur lokale në Gjermani dhe disa vende të t...
Një avion i Flydubai me rreth 180 pasagjerë në bord transm...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se ...
Një sulm rus me raketa dhe dronë vrau të paktën katër njer...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...