Skender Hita merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë: Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë

30 Shtator 2026 | 16:21

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka marrë pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC).

Para nisjes së konferencës, Drejtor Hita u prit në një takim të veçantë nga Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, z. Jürgen Ebner.

I pranishëm gjatë këtij takimi ishte dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, SHTZ Artur Kuko.

Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, z. Ebner, e uroi Drejtor Hitën, për detyrën, dhe përshëndeti vendosmërinë e treguar gjatë këtyre muajve, për thellimin e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, si një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi punën dhe angazhimin e Zyrës Ndërlidhëse të Shqipërisë në Europol, rritjen e bashkëpunimit operacional, të reflektuar në rritjen e numrit të informacioneve të shkëmbyera, hetimeve të përbashkëta dhe angazhimit në mekanizmat e EUROPOL-it dhe EMPACT. 

Z. Ebner theksoi se këto rezultate janë arritur falë profesionalizmit dhe besueshmërisë gjithnjë në rritje të Policisë së Shtetit, duke e pozicionuar Shqipërinë në një nivel të barabartë bashkëpunimi dhe besueshmërie me homologët evropianë.

Drejtor Hita falënderoi z. Ebner, për pritjen, vlerësimin dhe besimin që EUROPOL-i ka për Policinë shqiptare dhe theksoi se mbështetja e EUROPOL-it, përmes ekspertizës, bazës logjistike, shkëmbimit në kohë të informacionit, hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, është e domosdoshme dhe i shërben qëllimit të përbashkët, goditjes pa kompromis të krimit të organizuar.

“Dua t’ju siguroj se vizioni im në drejtimin e Policisë së Shtetit është i qartë dhe i mirorientuar: bashkëpunim i ngushtë, pa barriera, me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me policitë partnere, duke kontribuuar denjësisht për sigurinë evropiane. 

Jemi në luftë me krimin e kohëve moderne, ku teknologjia, ashtu siç na shërben neve, i shërben edhe krimit, i cili përditë e më shumë po globalizohet. Ndaj, është shumë i rëndësishëm forcimi i kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke vepruar me partnerët, pa barriera. 

Kjo është mënyra e duhur për të pasur sukses në misionin tonë. Ju falënderoj për mikpritjen dhe uroj punime të suksesshme të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, një konventë me rëndësi shumëdimensionale në interes të sundimit të ligjit”, tha Hita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në një pikë të grumbullimit të skrapit në Fllakë të Durrësit, re të mëdha tymi mbulojnë zonën

Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të mërkure një pikë të grumbullimit të skrapit në zonën e Fllakës në Durrës. Flakët kanë shkaktuar re...
16:11 | 30/09/2026

Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit perëndimor në Shqipëri

Është konfirmuar rasti i dytë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri, ndërsa edhe ky rast është regjistruar në qarkun e Korçës. Bëhet fjalë për...
16:06 | 30/09/2026

Dokumenti i plotë i Kodit të ri të Procedurës Penale. Rregullat e reja për mbledhjen e provave dhe masat e sigurimit

Është publikuar drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale, i cili përmban 106 ndryshime të propozuara dhe sjell një sërë rregullash të reja në...
15:59 | 30/09/2026