Ashtu siç e kishin paralajmëruar, qytetarët kanë nisur të grumbullohen disa metra larg nga Kryeministria, disa minuta para se kryeministri Edi Rama të zhvillojë takimin e tij me Presidenten e Komisionit Europian, ndërsa raportohet se Policia ka shoqëruar një qytetar.
Referuar një videoje të publikuar nga aktivistja Arvina Lleshi, thuhet se një qytetare e moshuar është shoqëruar nga efektivët e Tiranës.
Video Credits: Arvina Lleshi
Në kuadër të takimit të dyshes së politikës njëherazi dhe protestës së njoftuar nga qytetarët, raportohet se është bllokuar bulevardi deri pranë Kryeministrisë, ku zona thuhet se është rrethuar me gardhe metalikë, efektivë policorë dhe autobote uji.
Siç kemi raportuar dhe paraditen e sotme, Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në zyrën e kryeministrit Rama rreth orës 16:30, e pas një ore nga takimi, dyshja do të dalë me konferencë të përbashkët për shtyp.
Nxitur nga takimi i Ramës me von der Leyen, qytetarët që prej 4 muajsh zhvillojnë të ashtuquajturën “Revolucioni Flamingo” njoftuan për protestë para Kryeministrisë për t’i treguar Ramës se Shqipëria e urren.

