Ndryshimet në Procedurën Penale/ Reagon PD: Ligj i ri për hallet e vjetra të Ramës
Partia Demokratike ka reaguar mbi ndryshimet e prezantuara...
Partia Demokratike ka reaguar mbi ndryshimet e prezantuara...

Partia Demokratike ka reaguar mbi ndryshimet e prezantuara këtë mërkurë nga kryeministri Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cilëson si ndryshime që kryhen vetëm për të favorizuar interesat e Ramës.
Sipas demokratit, Rama po bën ligje më porosi që i vlejnë atij, si një përgjigje ndaj çdo rasti dënimi me burg të dhënë deri më tani për zyrtarë të lartë, me të cilët Rama ka pasur lidhje politike.
Reagimi i plotë:
Një ligj i ri për hallet e vjetra të Ramës!
Edi Ramës nuk i intereson se kush rri në paraburgim me të drejtë dhe kush jo. Po t’i interesonte vërtet, nuk do ta kishte shpallur dhe ndjekur “BURGUN” si rrugën e shkurtër të zgjidhjes së çdo problemi social në Shqipëri, që ditën e parë të ardhjes në pushtet. Burg për ndërtimet pa leje. Burg për energjinë. Burg për punën në të zezë. Burg gjatë COVID-it. Sa herë ai dështonte të mbante një premtim elektoral, përgjigjja politike ishte e njëjta: më shumë penalizim, më shumë burg.
Në tetor 2014, gjatë operacionit për energjinë, u arrestuan mbi 1 mijë persona vetëm në muajt e parë. Një politikë që pati edhe histori tragjike. Qamil Zela, 52 vjeç, baba i tre fëmijëve, qëndroi dy muaj në paraburgim për një borxh prej 35 mijë lekësh të vjetra dhe, më 28 dhjetor 2014, u vetëvar në qeli.
Prandaj Edi Rama nuk mund ta sjellë sot Këshillin e Europës sikur sapo ka zbuluar se Shqipëria ka problem me paraburgimin. Këshilli i Europës e kishte thënë këtë që në muajt e parë të qeverisjes së tij. Më 16 janar 2014, Këshilli i Europës paralajmëroi për “mbështetjen e tepruar te paraburgimi” dhe rekomandoi që kjo masë të përdorej vetëm si zgjidhje e fundit, duke u dhënë përparësi alternativave. Raporti i Këshillit të Europës konstatoi se, nga tetori 2013 deri në shkurt 2014, numri i të paraburgosurve ishte dyfishuar, duke arritur rreth 2,300 persona, ose afërsisht 40% të të gjithë popullsisë së burgjeve.
Pra, Edi Rama e dinte. Paralajmërimi europian ishte bërë dhe shkaktari ishte identifikuar: politika e qeverisë.
Atëherë, kur iu kujtua Edi Ramës se liria duhet të jetë rregulli dhe burgu përjashtimi?
Sigurisht, jo në vitin 2014, kur Këshilli i Europës ngrinte alarmin. Jo kur, sapo ai erdhi në pushtet, paraburgimet u dyfishuan. Dhe jo kur Qamil Zela u vetëvar në paraburgim për energjinë elektrike.
Edi Rama u kujtua se kishte shkaktuar këtë problem në shkurt 2025, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Më 12 shkurt 2025, dy ditë pas arrestimit, Edi Rama foli për “burgosje pa gjyq” të Veliajt dhe tha se gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë. Vetëm atëherë zbuloi edhe “zonën e lirisë” të Këshillit të Europës.
Jo se i dhimbset Veliaj. Edi Rama po punon për veten. Ergys Agasi ka shumë për të thënë. Belinda Balluku ka shumë për të thënë. Besoj të gjithëve u kujtohet deklarata publike se SPAK-u nuk ia merrte dot telefonin Edi Ramës.
Ndryshimet e sotme shpjegojnë gjithçka.
Deri tani Edi Rama ka bërë ligje me porosi për të tjerët. Sot, po qep një ligj sipas masës së vet./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë ...
Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka shprehur sot me votë kundë...
Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qëndrim kritik për ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Ambasadorin e ri të SHBA-së, Eric Wendt, u prit këtë të më...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e p...
Këtë të mërkurë në Tiranë po prezantohen projektndryshimet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvill...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot situatën aktuale po...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh me kritika lidhur ...
Ish-presidenti Ilir Meta ndau një thirrje për faktorin pol...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mor...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar pë...
Katër ministri janë bashkuar për një nismë institucionale ...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, ka nisur ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me ...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Eraldo Fizin, ish-bashk...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacioni...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Policia ka bastisur lokale në Gjermani dhe disa vende të t...
Një avion i Flydubai me rreth 180 pasagjerë në bord transm...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se ...
Një sulm rus me raketa dhe dronë vrau të paktën katër njer...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...