web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Von der Leyen në Tiranë/ Masa të rrepta, blindohet bulevardi deri te Kryeministria

30 Shtator 2026, 16:28, Aktualitet CNA

Von der Leyen në Tiranë/ Masa të rrepta, blindohet bulevardi deri

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do të zhvillojë një vizitë zyrtare sot në Shqipëri në kuadër të procesit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Për vizitën e Von der Leyen janë marrë masa të rrepta, Bulevardi deri pranë Kryeministrisë është rrethuar dhe blinduar me gardhe metalike. Ndërkohë në kryeqytet janë parë forca të shumta policie si dhe autobote me ujë.

Sipas agjendës së bërë publike nga Kryeministria, Von der Leyen do të mbërrijë në zyrën e kryeministrit Edi Rama rreth orës 16:30.

Ajo do të zhvillojë një takim një orësh me kryeministrin Rama dhe më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp./ CNA





Lajmet e fundit nga