Edi Rama ka paraqitur sot pasi ka takuar ambasadorin e ri të SHBA, Eric Wendt në zyrën e tij, Kodin e ri të Procedurës Penale, i cili vjen si një reformë e re në drejtësi.
Reformë që merret pikërisht me represionin që drejtësia preventive zbaton prej kohësh, duke sjellë një përpasje jo të vogël në vend.
Manovra e Edi Ramës, që u bë publike në një auditor ku ishte kupola e drejtësë së re, erdhi më shumë si një lëvizje diplomatike sesa një manovër ligjore. E cila sipas të gjitha gjasave do të hapë polemika e përplasje në orët në vijim.
I gjithë ky draft i madh që në fakt është thuajse i gjithë Kodi, ku ndërhyn për të ndërprerë inormalitetet e represionit të drejtësisë preventive, vjen si një tekst i hartuar nga juristë të elitës europiane, përkatësisht nga Italia e Franca.
Të cilët janë pajtuar ose lejuar nga qeveria e Emannuel Macron-it dhe Giorgia Melonit. Pasi, duke qenë pjesë e stafeve të ministrive të drejtësive të këtyre vendeve europiane, kanë pasur edhe lejen përkatëse të qeverive të tyre, ndoshta edhe mbështetjen financiare.
Shto këtu edhe partneritetin e Këshillit të Europës, krijohet kështu një kordon diplomatik delikat që ka shoqëruar gjithë këtë proces.
Përkatësisht procesin e nisjes së një reforme që të frenojë euforinë e SPAK në një sulmi frontal ndaj qeverisë.
Natyrisht ky është një proces majft delikat, i cili sot u shpall, e sipas gjasave do të ketë edhe një “stuhi perfekte” apo blitzkrieg agresiv, siç është paralajmëruar në rrjetet “investigative”.
Deri në protestën e paralajmëruar sit ë fortë më 5 tetor, tensioni pritet të arrijë në kulm, por Rama i është përgjigjur politikisht dhe diplomatikisht.
Me një manovër që ka një bashkëautorësi italo-franceze, që nuk është gjë tjetër veçse një aleancë e fortë për të siguruar fuqizimin e garancive të Shqipërisë në BE.
Natyrisht kjo nismë nuk ka ardhur pa negociata paraprage e të vështira, ç’ka duket edhe tek konkluzioni i arritur se me hyrjen e Koditt ë ri të Procedurës Penale, nuk do të ketë veçori prapavepruese për aktet e kryera deri tani në kundërshtim të ligjit kur të hyjë në fuqi.
Që në fakt është jo vetëm një padrejtësi e madhe, por edhe një thikkë që rrotullohet në plagën e atyre që e kanë vuajtur drejtësinë preventive drakoniane.
Gjasat janë se ky draft do të shërbejë në një kohë kur drejtësia speciale nuk do të jetë në veprim, se do i kenë mbaruar afatet.
Ndaj është një lëvizje më shumë diplomatike sesa juridike, sidomos kur kjo shpallje “rastisi” në ditën e takimit inagurues me ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë dhe ardhjes në Shqipëri të “kryeministres” së fuqishme të Bashkimit Europian, Ursula Von der Leyen./TemA
-
Projekti per ndryshime ne Kodin Penal, vjen si domsdoshmeri e kohes dhe përafrimit të ligjev tona me ato te BE, por gjate hetimit të procedurave penale duhet Intrpretuar drejte sepse ka vepra penale qe kane rrezikshmeri larte, e lihen në gjendje të lire Si: ne konfliktet per pronen zihe, rrahen, e pastjaj qofte larg vriten. Ose ne raste e tjera personat me pushtet kur akuzohen per korrupsion e krim te organizuar kane mundesi te fshehin apo ndryshojne provat. Ndersa per vepra qe nuk kane rrezikshmeri si vjedhja e energjise elektrike ujit apo ata qe arrestohen per shpifje duhet te hetohen ne gjendje te lire "jo burg", pastja le të dënohen me gjobe ose kusht sipase rastit!
Përgjigju










Komente
Komento