Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Aktualitet
"Në BE vetëm nëse largojmë autokratët"/ Aktivistja Vatnikaj: I themi Von der Leyen se nuk duhet të mbështesë autokratët
Gjatë një reagimi, aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se Edi Rama dhe qeveria nuk i përfaqësojnë qytetarët, duke theksuar se protestat kanë vijuar prej 122 ditësh.
30 Shtator 2026, 16:42Nga G.M
pamje
TIRANA- Qytetarët në Tiranë janë ngritur në protestë ditën e sotme përballë Kryeministrisë me rastin e takimit të kreut të vendit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Gjatë një reagimi, aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se Edi Rama dhe qeveria nuk i përfaqësojnë qytetarët, duke theksuar se protestat kanë vijuar prej 122 ditësh. Ajo kërkoi që Bashkimi Evropian të mos mbështesë atë që e cilësoi si qeverisje autokratike dhe kritikoi praninë e shtuar të forcave të rendit pranë Kryeministrisë, duke e krahasuar situatën me një burg.
“Rama nuk na përfaqëson. Kemi 122 ditë në protestë që themi se Rama dhe qeveria nuk na përfaqësojnë. Në BE vetëm nëse largojmë autokratët. Jemi këtu për t’i thënë Von der Leyen se nuk duhet të mbështesë autokratët. Po e kthejnë Shqipërinë në 313”, u shpreh aktivistja, duke iu referuar burgut të Tiranës./Dosja.al