Protestë pranë Kryeministrisë para mbërritjes së Ursula von der Leyen
Ndërsa në Kryeministri kanë nisur përgatitjet për pritjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, disa protestues janë shfaqur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta zhvillohet pranë Kryeministrisë, pak para mbërritjes së von der Leyen në Tiranë. “Jo Bashkim Europian me Ramën” shkruhet në një prej pankartave të grupit të protestuesve.
Policia e Shtetit ka marrë masa dhe ka vendosur një kordon sigurie pranë urës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mos lejuar kalimin e protestuesve në drejtim të kryeministrisë.
Nga vendi i ngjarjes raportohet se ka pasur dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Ecuria e procesit të integrimit pritet të jetë në qendër të bisedimeve me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Presidentja e Komisionit Europian vjen në Tiranë edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, që do t’i ndihmojë këto vende në rrugën e anëtarësimit.
Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.
Vendimtare janë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme.
Ursula von der Leyen në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama
Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit perëndimor në Shqipëri
Dokumenti i plotë i Kodit të ri të Procedurës Penale. Rregullat e reja për mbledhjen e provave dhe masat e sigurimit
- 16:54 Ursula von der Leyen në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama
- 16:33 Berisha nga Strasburgu: Demokracia në Shqipëri është në agoni
- 16:21 Skender Hita merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë: Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë
- 16:11 Zjarr në një pikë të grumbullimit të skrapit në Fllakë të Durrësit, re të mëdha tymi mbulojnë zonën
- 16:06 Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit perëndimor në Shqipëri
- 15:59 Dokumenti i plotë i Kodit të ri të Procedurës Penale. Rregullat e reja për mbledhjen e provave dhe masat e sigurimit