web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dueli me Finlandën, Kombëtarja nuk rikthehet në Tiranë. Zbulohet ku do të stërvitet

30 Shtator 2026, 16:58, Sport CNA

Dueli me Finlandën, Kombëtarja nuk rikthehet në Tiranë.

Stafi i Kombëtares dhe futbollistët kuqezi kanë vendosur të mos rikthehen në Tiranë pas fitores 3-0 ndaj San Marinos, për të shmangur lodhjen nga udhëtimet e gjata.

Shqipëria do të qëndrojë në qytetin e Çezenës në Itali për të zhvilluar seancën e ardhshme stërvitore. Lojtarët që zbritën në fushë si titullarë do të kryejnë një stërvitje të lehtë rigjeneruese me më pak ngarkesë fizike.

Nga ana tjetër, pjesa tjetër e grupit do të zhvillojë një stërvitje të plotë intensive nën urdhrat e stafit. Sipas programit zyrtar, ditën e nesërme delegacioni shqiptar do të udhëtojë direkt drejt Finlandës.

Me të mbërritur në destinacion, kuqezinjtë do të kryejnë edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin që do të presë sfidën zyrtare.

Ky organizim synon të mbajë skuadrën në formë optimale për të kërkuar një tjetër rezultat pozitiv në këtë transfertë.





Lajmet e fundit nga