Protestë pranë Kryeministrisë para mbërritjes së Ursula von der Leyen

30 Shtator 2026 | 16:50

Ndërsa në Kryeministri kanë nisur përgatitjet për pritjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, disa protestues janë shfaqur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta zhvillohet pranë Kryeministrisë, pak para mbërritjes së von der Leyen në Tiranë. “Jo Bashkim Europian me Ramën” shkruhet në një prej pankartave të grupit të protestuesve.

Policia e Shtetit ka marrë masa dhe ka vendosur një kordon sigurie pranë urës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mos lejuar kalimin e protestuesve në drejtim të kryeministrisë.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se ka pasur dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ecuria e procesit të integrimit pritet të jetë në qendër të bisedimeve me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Presidentja e Komisionit Europian vjen në Tiranë edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, që do t’i ndihmojë këto vende në rrugën e anëtarësimit.

Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

Vendimtare janë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ursula von der Leyen në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në mesditë, në kuadër...
16:54 | 30/09/2026

Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit perëndimor në Shqipëri

Është konfirmuar rasti i dytë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri, ndërsa edhe ky rast është regjistruar në qarkun e Korçës. Bëhet fjalë për...
16:06 | 30/09/2026

Dokumenti i plotë i Kodit të ri të Procedurës Penale. Rregullat e reja për mbledhjen e provave dhe masat e sigurimit

Është publikuar drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale, i cili përmban 106 ndryshime të propozuara dhe sjell një sërë rregullash të reja në...
15:59 | 30/09/2026