Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është pritur zyrtarisht në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama. Ceremonia zyrtare e pritjes u zhvillua në kuadër të vizitës së von der Leyen në Shqipëri, ku ajo pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të vendit. Në fokus të vizitës janë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, procesi i integrimit europian dhe bashkëpunimi mes Tiranës dhe institucioneve të BE-së.