Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryeministri pret me ceremoni zyrtare Ursula von der Leyen, qytetarët brohorasin matanë rrugës: Arrestoni Ramën! (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri pret me ceremoni zyrtare Ursula von der Leyen, qytetarët
Kryeministri pret me ceremoni zyrtare Ursula von der Leyen, protesta

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka mbërritur në Kryeministri ku dhe është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Pas përshëndetjes me zyrtarë të lartë, Ursula von der Leyen nën shoqërimin e Ramës është drejtuar brenda godinës së Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë takimin e tyre.

Njëkohësisht, një grup qytetarësh kanë protestuar vetëm pak metra larg zyrës së Edi Ramës. Me pankarta në duar ku shkruhet “Nuk ka BE me Edi Ramën”, protestuesit brohorisnin njëzëri: arrestoni Ramën!

Siç raportuam dhe pak më parë, Policia e Shtetit ka vendosur një kordon sigurie në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mos lejuar kalimin e protestuesve në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa bëhet me dije se zona është rrethuar me gardhe metalikë, efektivë policorë dhe autobote uji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese