Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare.
Pas takimit, në orën 17:30, Von der Leyen dhe Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të bëhen publike detaje nga diskutimet dhe çështjet kryesore të vizitës së saj në Tiranë.
Sipas agjendës së vizitës, presidentja e Komisionit Europian mbërriti në Kryeministri në orën 16:30, ndërsa konferenca e përbashkët me kryeministrin Rama është planifikuar të zhvillohet nga ora 17:30 deri në 18:00.

