Politikë
Von der Leyen mbërrin në Kryeministri, protestuesit përplasen me policinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Tiranë, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Por, ndërsa në Kryeministri po zhvillohej ceremonia për pritjen e saj, një grup qytetarësh kanë protestuar rreth 500 metra larg godinës, ndërsa ka pasur edhe incidente.
Bëhet me dije se disa nga protestuesit kanë tentuar të kalojnë gardhin policor, por nuk janë lejuar nga këta të fundit, të cilët i kanë kthyer mbrapsht.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




