web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DASH për klimën e investimeve në Shqipëri/ 1.72 miliardë në 2024, ja sektorët dhe shtetet kryesuese

30 Shtator 2026, 17:26, Aktualitet CNA

DASH për klimën e investimeve në Shqipëri/ 1.72

Një raport i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit fokusohet specifikisht në klimën e investimeve në Shqipëri.

Sipas raportit, në vitet e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele rekord të investimeve të huaja direkte.

Raporti përmend se flukset e investimeve të huaja direkte ishin mesatarisht 1.5 miliardë dollarë në vit gjatë viteve 2021-2024, duke arritur në 1.72 miliardë dollarë në vitin 2024.

Sipas raportit të DASH, sektorët kryesorë që tërheqin investime përfshijnë:

Pasuri të paluajtshme (34 përqind e hyrjeve të investimeve të huaja direkte)

Shërbimet financiare (18 përqind e hyrjeve të investimeve të huaja direkte)

Industritë nxjerrëse (10 përqind e flukseve të investimeve të huaja direkte) dhe

Shitje me shumicë/pakicë (10 përqind e hyrjeve të investimeve të huaja direkte)

Një pjesë e rëndësishme e raportit lidhet edhe me burimet e flukseve të investimeve të huaja direkte në vitin 2025 sipas shteteve, që janë: Holanda, Italia, Turqia, Kosova dhe Austria.

Ndërsa vendet që mbajnë pjesën më të madhe të stokut të investimeve të huaja direkte të Shqipërisë janë: Holanda, Zvicra, Kanadaja, Italia dhe Turqia.

Raporti nënvizon se sektorët që kontribuan më shumë në stokun e këtyrë investimeve ishin:

Industritë nxjerrëse dhe përpunuese, me 25%; energjetika me 2%; pasuritë e paluajtshme me 13% dhe ndërmjetësimi financiar me 11%./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga