NATO është një aleancë mbrojtëse dhe Rusia duhet të ndalojë kërcënimet e saj bërthamore, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke iu përgjigjur paralajmërimeve të Moskës lidhur me enklavën e Kaliningradit.
“Mendoj se mënyra më e mirë për t’u marrë me këtë çështje është të ruhet pak qetësi nga ana e NATO-s. Ne mund të lejojmë pak qetësi, por edhe të sigurohemi që të vazhdojmë atë që po bëjmë”, tha Rutte.
Ndërkohë, Ambasada ruse në Bruksel deklaroi se Moska është e shqetësuar për ato që i cilëson si “veprime provokuese” të NATO-s lidhur me Kaliningradin dhe paralajmëroi se Rusia është e gatshme t’u përgjigjet me të gjithë arsenalin e saj.
“Po shohim një rritje të paparë të aktivitetit ushtarak të Aleancës përgjatë kufijve tanë perëndimorë”, deklaroi ambasada ruse, duke përfshirë në këtë vlerësim edhe zonën e Kaliningradit.


