Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama dhe Von der Leyen diskutojnë për të ardhmen e Shqipërisë, protestuesit përplasen jashtë me policinë

Shkruar nga Newsbomb
Rama dhe Von der Leyen diskutojnë për të ardhmen e
Pamje nga protesta

Në një kohë kur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet brenda ambienteve të Kryeministrisë, situata jashtë institucionit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur ta presin me protestë vizitën e zyrtares së lartë europiane, ndërsa forca të shumta policie janë dislokuar në pika të ndryshme përreth Kryeministrisë, duke krijuar një perimetër të fortë sigurie.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, prania e uniformave blu është shtuar ndjeshëm. Policia ka ngritur kordonë sigurie për të penguar afrimin e protestuesve në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa situata është tensionuar më tej gjatë përpjekjeve të protestuesve për të kaluar barrierat e vendosura nga efektivët.

Nuk kanë munguar as përplasjet me efektivët, ku këta të fundit janë duke kontrolluar hapësirën pranë godinës së Kryeministrisë, ku në këto momente po zhvillohet takimi mes Ursula von der Leyen dhe kryeministrit Rama.

Von der Leyen mbërriti në Tiranë si ndalesa e parë e turit të saj në katër shtete të Ballkanit. Në qendër të axhendës së vizitës është procesi i integrimit europian, ndërsa gjatë qëndrimit në Shqipëri ajo pritet të zhvillojë takime edhe me presidentin Bajram Begaj.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian vjen në një moment të rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate. Von der Leyen sjell në Tiranë edhe një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, me synimin për t'i ndihmuar këto vende në avancimin e procesit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave, ndërsa në krahun tjetër parashikohen edhe angazhime nga vendet anëtare të BE-së për të çuar përpara procesin.

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, Bashkimi Europian po shqyrton edhe mundësinë e një modeli të integrimit gradual të vendeve kandidate. Në këtë kuadër, vëmendja pritet të përqendrohet te datat 6 tetor, kur pritet të prezantohet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit dhe 15-16 tetor, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese