Foda paralajmëron ndryshime ndaj Izraelit, flet edhe për gjendjen e Aro Muriçit

Foda paralajmëron ndryshime ndaj Izraelit, flet edhe për gjendjen e Aro Muriçit

17:52, 30/09/2026

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit, e cila do të zhvillohet të enjten në Debrecen, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.

Në konferencën për media, Foda bëri të ditur se do të ketë ndryshime në formacion krahasuar me sfidën e fundit ndaj Austrisë. Trajneri gjerman kërkon që Dardanët të rikthehen te niveli i paraqitjes që treguan në fitoren 1-0 ndaj Irlandës.

“Është një nga ndeshjet ku do të bëjmë ndryshime nga ndeshja paraprake. Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur shumë keq, por e rëndësishme është të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës”, deklaroi Foda.

Ai foli edhe për kundërshtarin, duke e cilësuar Izraelin si një ekip të mirë dhe duke paralajmëruar një përballje të fortë.

Një nga dilemat kryesore për Kosovën mbetet gjendja e portierit Aro Muric. Gardiani pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Austrisë dhe nuk ka qenë në gjendje të zhvillojë stërvitje të plota.

“Ai ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Austrisë. Ka munguar, por do të shohim sonte nëse do të jetë gati për nesër apo jo”, u shpreh Foda.

Kosova e nisi këtë edicion të Ligës së Kombeve me fitore 1-0 ndaj Irlandës, ndërsa më pas u mposht 3-1 nga Austria në Vjenë. Tashmë Dardanët synojnë rikthimin te fitorja ndaj Izraelit, në ndeshjen që do të zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco