E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Dikur korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi lufton korrupsionin

Kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi këtë të mërkurë në konferencën e përbashkët me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, se Shqipëria ka prioritet luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Sipas tij, nëse dikur korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi lufton korrupsionin.

Reklamë

“Kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që është pikë e palëvizshme e agjendës tonë dhe asaj të BE-së. Kemi absolutisht konstatuar me kënaqësi faktin se tanimë është e qartë për Shqipërinë se, nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po lufton korrupsionin”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.