E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Keni punuar shumë për ta bërë ëndrrën realitet”, Ursula von der Leyen: Shqipëria kryeson integrimin në BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm dhe se tashmë ka hapur edhe grupkapitujt e fundit në procesin e negociatave.

Reklamë

Presidentja e Komisionit Europian theksoi se hapja e grupkapitujve të fundit përbën një përparim të rëndësishëm, por nënvizoi se nevojiten reforma të mëtejshme dhe zbatimi i plotë i tyre.

Ursula von der Leyen: Vërtet është kënaqësi e madhe të rikthehem në Tiranë. Përvoja ime është e tillë që shqiptarët e mbajnë Europën në zemër. Ti z.Rama dhe Shqipëria keni punuar shumë për ta bërë ëndrrën realitet. Shqipëria është në vendet kryesuese në procesin e integrimit. Shqipëria ka bërë një ecuri fantastike, keni hapur tashmë edhe grupkapitujt e fundit. Është një përparim shumë i rëndësishëm, që do të thotë se Shqipëria është shumë e njëjtë me politikat tona. Qëndrojmë krah për krah, për vlerat apo edhe interesat tona. Anëtarësimi nuk do ta bëjë Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në.

Miratimi i reformave është i rëndësishëm, por edhe ato reforma të zbatohen plotësisht. Kjo kërkon një dialog të fortë dhe shumë angazhim për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve. Ne hapim disa pjesë të tregut tonë të përbashkët dhe ju miratoni reformat që nevojiten që kompanitë tuaja të jenë konkurruese. Shqipëria po ecën shumë mirë sa i përket planit të rritjes. Keni marrë më shumë se 230 milionë euro fonde nga BE. Kemi arritur rezultate të mira.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.