Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Detajet tronditëse/ Në vitin 2024 denoncoi zhdukjen e bashkëshortit, 60-vjeçarja arrestohet me djalin për vr*sje

    Pas 12 vitesh Rita Ora kalon me sukses provimin e patentës, surprizohet nga fansi me targat me emrin e saj

    Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Rusia duhet të ndalojë kërcënimet bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Detajet tronditëse/ Në vitin 2024 denoncoi zhdukjen e bashkëshortit, 60-vjeçarja arrestohet me djalin për vr*sje
    Botë

    Detajet tronditëse/ Në vitin 2024 denoncoi zhdukjen e bashkëshortit, 60-vjeçarja arrestohet me djalin për vr*sje

    September 30, 2026

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Cutron, në provincën e Krotones, në Kalabri, ku një 60-vjeçare dhe djali i saj 28-vjeçar janë arrestuar me dyshimin se kanë vrarë kryefamiljarin, 69-vjeçarin Salvatore Giglio.

    Gruaja kishte denoncuar zhdukjen e bashkëshortit në shtator të vitit 2024, vetëm shtatë ditë pasi ai ishte parë për herë të fundit. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, vrasja dyshohet se ka ndodhur më 21 shtator 2024, pikërisht në ditën që gruaja kishte deklaruar si datën e zhdukjes së tij.

    Nëna dhe djali akuzohen gjithashtu për fshehjen e kufomës. Sipas hetuesve, trupi dyshohet se është hedhur në lumin Tacina, por deri më tani nuk është gjetur.

    Hetimi drejtohet nga Prokuroria e Krotones. Me kërkesë të prokurorisë, gjyqtari i hetimeve paraprake ka caktuar masën e paraburgimit në burg për të dy të dyshuarit.

    Sipas rindërtimit të bërë nga hetuesit dhe prokuroria, Salvatore Giglio dyshohet se është vrarë për motive ekonomike. Në vendimin e gjykatës thuhet se qëllimi dyshohet të ketë qenë eliminimi i një personi të konsideruar “të bezdisshëm”, me të cilin dy të arrestuarit kishin një konflikt të thellë dhe i cili po shiste pasuritë e tij të paluajtshme.

    Hetuesit pretendojnë se nëna dhe djali më pas janë përpjekur të devijojnë hetimin. Mes veprimeve të dyshuara janë raportuar vonesa në denoncimin e zhdukjes, marrëveshje për versionet që do t’u jepnin autoriteteve, blerja e disa litrave zbardhues për pastrimin e vendit ku dyshohet se ndodhi krimi, si dhe dhënia e deklaratave kontradiktore.

    Karabinierët e RIS-it dhe njësia e zhytësve nga Messina kanë kryer kontrolle dhe kërkime për gjetjen e trupit, por deri tani pa rezultat.

    Gjatë marrjes në pyetje, 60-vjeçarja ka dhënë një tjetër version për marrëdhëniet familjare. Ajo e ka përshkruar situatën në familje si të padurueshme dhe bashkëshortin si një person tepër autoritar.

    Sipas deklarimeve të saj, të cilat duhet të verifikohen gjatë hetimit, ajo kishte përjetuar ndër vite episode të rënda të dhunës në familje që nuk i kishte denoncuar. Mes episodeve të përmendura prej saj janë edhe pretendimet se bashkëshorti e kishte lidhur në një karrige dhe i kishte shkaktuar goditje elektrike duke përdorur kabllot e baterisë së makinës, madje edhe gjatë një shtatzënie.

    Megjithatë, autoritetet gjyqësore kanë vlerësuar se provat e mbledhura deri tani justifikojnë masën e paraburgimit.

    Sipas akuzës, gruaja kishte kërkuar disa herë në “Google” informacione mbi “teknikat më efektive të marrjes në pyetje” dhe metodën e njohur si “polici i mirë, polici i keq”.

    Ndërkohë, sipas hetuesve, djali i kishte këshilluar nënën gjatë marrjes në pyetje: “Kur nuk di çfarë të përgjigjesh, nuk përgjigjesh… thua ‘nuk më kujtohet’… kaq”.

    Hetimet vijojnë, ndërsa trupi i Salvatore Giglios ende nuk është gjetur. Të gjitha akuzat ndaj nënës dhe djalit mbeten pjesë e hetimit dhe do të duhet të vërtetohen gjatë procesit gjyqësor.

    Arrestohet bashkëshortit Tronditëse
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Detajet tronditëse/ Në vitin 2024 denoncoi zhdukjen e bashkëshortit, 60-vjeçarja arrestohet me djalin për vr*sje

    September 30, 2026

    Pas 12 vitesh Rita Ora kalon me sukses provimin e patentës, surprizohet nga fansi me targat me emrin e saj

    September 30, 2026

    Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Rusia duhet të ndalojë kërcënimet bërthamore

    September 30, 2026

    Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Tiranë, Von der Leyen pritet nga Edi Rama në Kryeministri

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.