Ekzekutimi i Christa Pike është bllokuar. Një Gjykatë Federale e Apelit në SHBA ka lëshuar një urdhër urgjent pezullimi mëngjesin e 30 shtatorit 2026, rreth një orë para kohës kur ishte planifikuar ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në burgun e Tenesit, ku gruaja ndodhet e dënuar prej më shumë se 30 vitesh dhe është e vetmja grua në korridorin e vdekjes të këtij shteti.
Ekzekutimi u pezullua
Christa Pike, tashmë 50 vjeçe, u dënua me vdekje për një vrasje të kryer në vitin 1995, kur ishte vetëm 18 vjeçe. Ekzekutimi i saj do të ishte i pari i një gruaje në Tenesi pas të paktën 200 vitesh. Gjykata ka vendosur të shqyrtojë nëse pretendimet e Pike për abuzime seksuale dhe përdhunim të përjetuara gjatë fëmijërisë së saj ishin marrë plotësisht në konsideratë përpara se të jepej dënimi me vdekje. Nuk dihet ende nëse Prokurori i Përgjithshëm i Tenesit do të apelojë vendimin dhe as sa gjatë do të shtyhet ekzekutimi.
Vrasja në vitin 1995
Pike ishte vetëm 18 vjeçe kur vrau Colleen Slemmer, duke u bërë një nga gratë më të reja të dënuara me vdekje në SHBA. Ajo është gjithashtu e vetmja grua e dënuar me vdekje në Riverbend Maximum Security Institution në Nashville. Pike dhe i dashuri i saj i atëhershëm u dënuan në vitin 1995 për vrasjen e 19-vjeçares Slemmer, e cila ishte shoqe e tyre në Knoxville Job Corps, një program federal për të rinjtë në vështirësi. Sipas akuzës, Pike dyshonte se Slemmer ishte rivale e saj në dashuri dhe e joshi atë në një zonë të izoluar të kampusit. Atje, ajo, i dashuri i saj dhe një vajzë tjetër e torturuan Slemmer përpara se ta vrisnin.
Rasti që ndan SHBA-në
Rasti shkaktoi reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara për shkak të brutalitetit dhe mizorisë së krimit, moshës së personave të përfshirë dhe faktit se në trupin e viktimës ishte gdhendur edhe një simbol satanik. Avokatët e gruas argumentojnë se dënimi me vdekje nuk është i përshtatshëm për një krim të kryer në atë moshë nga një adoleshente që vuante nga një sëmundje mendore e patrajtuar, pas një fëmijërie të shënjuar nga abuzime seksuale brutale dhe braktisja. Më vonë, gruas iu diagnostikuan çrregullimi bipolar dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), të dyja të lidhura me dhunën dhe abuzimet që kishte përjetuar. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Shtator18:14
“Shitet”/ Gruaja përballet me situatën e pazakontë të fletushkave në xhamat e makinave
Një aventurë e pabesueshme ka përjetuar që nga e marta (29/9) një grua, e cila pa të gjitha të dhënat e saj personale t&...
BOTA
30 Shtator18:08
“Kaliningradin e mbrojmë me armë bërthamore”, Putin i çon letër kërcënuese NATO-s: Po shkojmë drejt përplasjes
“Për të mbrojtur Kaliningradin jemi të gatshëm të përdorim armët bërthamore!”. Ky është paralajm&e...
BOTA
30 Shtator15:49
Policia në Duisburg godet një rrjet ndërkombëtar të dyshuar për pastrim parash
Më shumë se 1 000 policë zhvilluan sot në mëngjes një operacion të gjerë në Gjermani, Belgjikë, Bullgari dhe...
BOTA
30 Shtator15:40
Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2026: Alienë, Lufta e Tretë botërore dhe trazira në Rusi
Baba Vangës i atribuohet një seri parashikimesh të frikshme për muajt e mbetur të vitit 2026, mes tyre kontakti i parë i njerë...
BOTA
30 Shtator15:22
Vrau gruan dhe djalin, vajza shpëtoi për mrekulli/ Një vit pas masakrës në familje, 59-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm
Një vit pas tragjedisë familjare që tronditi Paupisin, drejtësia italiane ka dhënë vendimin për Salvatore Oconen. 59-vje&cced...
BOTA
30 Shtator15:07
Kim Jong-un mbi 140 kg, inteligjenca e Koresë së Jugut: Nuk ka shenja të problemeve të rënda shëndetësore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, konsiderohet “jashtëzakonisht obez” dhe peshon më shumë se 140 kilogramë, po...
BOTA
30 Shtator15:04
BE sistem të ri komunikimi për shërbimet e emergjencës
Komisioni Evropian planifikon të krijojë një sistem të përbashkët komunikimi për shërbimet e emergjencës, me syni...
BOTA
30 Shtator15:01
Parlamenti i Bullgarisë miraton ligjin që mbron gazetarët nga paditë e SLAPP-it
Parlamenti bullgar miratoi të mërkurën një ligj që synon të mbrojë më mirë gazetarët, aktivistët dhe t&...
BOTA
30 Shtator14:21
Përshkallëzohet protesta e studentëve në Francë, 76 persona të plagosur
Dhjetëra persona janë plagosur deri më tani në një valë protestash studentore në Francë. Kështu njoftoi të m...
BOTA
30 Shtator13:04
Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm
Pavarësisht luftës në Iran, eksportuesit e vendeve të Gjirit kanë gjetur mënyra të ndryshme për lëvizjen e karbur...