Takimi Rama-Von der Leyen/ Zbardhen diskutimet, nga Zvërneci te kapitujt e negociatave
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij pas pritjes në K...
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij pas pritjes në K...

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij pas pritjes në Kryeministri të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në një konferencë për shtyp, Rama u ndal te fokusi i bisedimeve me Von der Leyen, që sipas tij ishte në disa çështje me rëndësi për vendin.
Rama dhe Von der Leyen bashkëbiseduan mbi situatën e Zvërnecit, fazën e mbylljes së kapitujve të integrimit, ndërsa është paracaktuar se muaji dhjetor është vendimtar.
Kryeministri tha se gjatë takimit u trajtua edhe çështja e investimit në Zvërnec, që pasoi me protesta prej më shumë se 4 muajsh në Tiranë e që vijojnë ende.
Fjala e Ramës:
Sapo kemi përfunduar një bashkëbisedim me pjesën e parë të vizitës së Presidentes Von der Leyen në Tiranë, është gjithmonë kënaqësi dhe privilegj i vecantë që ta presim Presidenten këtu në Shqipëri, tanimë edhe në këtë tur tradicional të rajonit.
Nuk e di arsyen pse ky tur fillon gjithmonë nga Tirana, por dua të besoj që fillon nga A. Dhe besoj po ashtu që përsëri edhe këtë herë, me vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj, ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi. Ndërkohë që unë dua të konfirmoj edhe njëherë edhe publikisht në këtë rast vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve, përgatitemi për të filluar nga mbyllja e kapitujve së shpejti, para fundit të këtij viti dhe më pas për të vazhduar vitin e ardhshëm intensivisht me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve të hapur.
Nga ana tjetër, dua të them se më vjen shumë mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe, programi i planit të rritjes, ne kemi arritur të kapim disa objektiva jashtëzakonisht ambiciozë dhe sic thashë me siguri, presidentja do ta prekë këtë temë, pasi është një nga risitë e mandatit të saj të dytë dhe risi që për rajonin ka ardhur si një mbështetje shumë e madhe, jo thjesht në aspektin financiar, por në aspektin e atij që quhet tanimë si një integrim gradual që gjithçka të vijë në fund të procesit.
Në fund, dua të bëj me dije se e kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, po e quaj, për të mos i vënë asnjë fjalë tjetër, ku tani jemi në fazën që presim së shpeti studimin e thelluar mjedisor, por ndërkohë, duke e informuar në lidhje me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme të transparencës me publikun edhe të ndërveprimit të qeverisë me publikun përmes mjeteve të reja të teknologjisë, në ditët e ardhshme do të ndezim Pasqyrën me transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe procesit sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe projektin e shumë diskutuar.
Kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pikë e palëvizshme e agjendës tonë, dhe kemi bashkarisht konstatuar se tanimë është e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje Komisioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin./CNA
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Partia Demokratike ka reaguar mbi ndryshimet e prezantuara...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë ...
Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka shprehur sot me votë kundë...
Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qëndrim kritik për ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Ambasadorin e ri të SHBA-së, Eric Wendt, u prit këtë të më...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e p...
Këtë të mërkurë në Tiranë po prezantohen projektndryshimet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvill...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot situatën aktuale po...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh me kritika lidhur ...
Ish-presidenti Ilir Meta ndau një thirrje për faktorin pol...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mor...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar pë...
Katër ministri janë bashkuar për një nismë institucionale ...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, ka nisur ...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Eraldo Fizin, ish-bashk...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacioni...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Policia ka bastisur lokale në Gjermani dhe disa vende të t...
Një avion i Flydubai me rreth 180 pasagjerë në bord transm...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se ...
Një sulm rus me raketa dhe dronë vrau të paktën katër njer...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...