Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, duke deklaruar se vendi ka përmbushur 80% të reformave të parashikuara.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ajo bëri të ditur se Shqipëria ka përfituar deri tani 213 milionë euro, ndërsa pagesa të tjera priten në javët në vijim.
“Këta udhërrëfyes do e shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën Emin Duraku. Në vitin 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti dhe i mbaj mend ato ditë të tmerrshme, ne thamë që Europa do të qëndrojë krah jush. Dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE për shkollat është një program që vërtetë më pëlqen shumë. Me anën e këtij programi u rindërtuan apo rikonstruktuan 63 shkolla, mes të cilave edhe Emin Duraku.. Me shumë kënaqësi pres vizitën nesër”, tha von der Leyen.
Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit
Skender Hita merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë: Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë
Zjarr në një pikë të grumbullimit të skrapit në Fllakë të Durrësit, re të mëdha tymi mbulojnë zonën
- 18:31 Rama dhe Ursula von der Leyen, pyeten për ish-shefen e SHISH, përgjigjet kryeministri
- 18:26 Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit
- 18:15 Investimi i Kushner në jug, Rama: E informova Von der Leyen, brenda dy ditësh hapet “Pasqyra e Transparencës”
- 18:11 Ministria e Jashtme e Izraelit reagon pas incidentit në fluturimin Dubai–Izrael: Përpjekje për të rrëmbyer avionin
- 18:01 Zelensky viziton trupat në vijën e frontit, diskuton mbrojtjen ajrore me presidentin finlandez
- 17:51 Muri kufitar SHBA-Meksikë dëmton një vizatim të lashtë më të vjetër se piramidat