Von der Leyen: 63 shkolla u rindërtuan me mbështetjen e BE-së

30 Shtator 2026 | 18:44

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se përmes programit “BE për shkollat” janë rindërtuar ose rikonstruktuar 63 shkolla në Shqipëri.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo kujtoi mbështetjen e Bashkimit Europian pas tërmetit të vitit 2019 dhe theksoi se programi për shkollat ishte pjesë e kësaj mbështetjeje.

“Këta udhërrëfyes do e shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën Emin Duraku. Në vitin 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti dhe i mbaj mend ato ditë të tmerrshme, ne thamë që Europa do të qëndrojë krah jush. Dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE për shkollat është një program që vërtetë më pëlqen shumë. Me anën e këtij programi u rindërtuan apo rikonstruktuan 63 shkolla, mes të cilave edhe Emin Duraku.. Me shumë kënaqësi pres vizitën nesër”, tha mes të tjerash von der Leyen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, duke deklaruar se vendi ka...
18:36 | 30/09/2026

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku vlerësoi...
18:26 | 30/09/2026

Skender Hita merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë: Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka marrë pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC). Para nisjes së konferencës, Drejtor...
16:21 | 30/09/2026