web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqipëria ka bërë ecuri fantastike”/ Von der Leyen: Nevojitet zbatim i reformave, angazhim përtej ndasive politike

30 Shtator 2026, 18:36, Politikë CNA

“Shqipëria ka bërë ecuri fantastike”/ Von der Leyen:

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ndal te situata e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Në konferencën për shtyp në Kryeministri, Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë ecuri fantastike, por në këtë fazë nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapituj dhe zbatimi i këtyre reformave, që siç theksoi, janë një mënyrë për të sjellë ndryshime të vërteta.

“Shqipëria sërish ka bërë ecuri fantastike, keni hapur grupkapitujt e fundit, në korrik keni mbyllur 3 kapitujt e parë. I siguroj shqiptarëve, anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE më të fortë. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e shqipërisë, dhe që ato reformat ë zbatohen plotësisht, për të sjellë ndryshime të vërteta. Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike e dialog me shoqërinë për tiu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë", tha ajo./CNA





Lajmet e fundit nga