30 Shtator 2026, 18:40
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet nëse mban përgjegjësi politike për emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas hetimit ndaj saj nga SPAK. Rama e cilësoi si të gabuar idenë se përgjegjësia për veprimet e një personi të emëruar duhet t’i atribuohet automatikisht edhe atij që e ka emëruar.
Kryeministri tha se qeveria ka detyrimin të shpjegojë objektivat e saj dhe të japë llogari për mënyrën se si i zbaton ato, ndërsa personat që shkelin ligjin duhet të përballen me institucionet e drejtësisë. Rama gjithashtu tha se askush nuk merret në mbrojtje kur veprimet e tij hyjnë në sferën e hetimit.
“Kjo e përgjegjësisë politike është një avaz i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik. Unë nuk pretendoj që t’ju bëj të ndryshoni kuptim. Përgjegjësia ime politike është vetëm një, reforma në drejtësi të mos ndalet që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjitha ngacmimeve që i bëhen organizmit të shtetit nga veprime që bien ndesh me ligjin të zhvillohet si mision i sistemi. Kemi qenë në këtë vend, edhe pse ju jeni më të rinj, por kur gjërat që shohim sot dhe ndodhin sot as nuk mund të imagjinoheshin. Dhe kjo ka qenë vetëm deri përpara se sa ne të bënim reformën në drejtësi. Nëse pyetja juaj nënkupton që për përgjegjësi individuale duhet të përgjigjemi si në komunizëm, unë u them se atë sistem e kemi ndryshuar. Dhe nëse mendoni që kur një emërim bëhet dhe lind përgjegjësia e atij që emëron si rezultat që i emëruari mund të bëjë gabim, kjo është mënyrë e të pari si në kohën e komunizmit. Ne kemi detyrë të ndajmë me publikun qëllimet dhe të tregojmë se çfarë duam të bëjmë me mbështetjen e publikut, të japim llogari se si e bëjmë dhe cilido që tradhton qëllimin e përbashkët duhet të përballet me pasojat në anën tjetër të sistemit që është pushteti i pavarur gjyqësor. Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për t’i përballur me pasojat e nje veprimi që hyn në sferën e hetimit", tha Rama./Dosja.al
edi rama vlora hyseni
Politike
30 Shtator 2026, 18:35
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk duhet ta shohë anëtarësimin në Bashkimin Europian si një...
Politike
30 Shtator 2026, 18:31
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish mediat në lidhje me publikimin e materialeve sensitive në kuadër të ...
Politike
30 Shtator 2026, 18:28
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Europian ka mbështetur Shqipërin&...
Politike
30 Shtator 2026, 18:22
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Tiranë se Bashkimi Europian po përgat...
Politike
30 Shtator 2026, 18:21
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një kohë kur Shqipëria vijon të përballet me një sërë skandale...
Politike
30 Shtator 2026, 18:17
E.d
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se vendi duhet të vijojë me reformat dhe z...
Politike
30 Shtator 2026, 18:15
I.A
Von der Leyen dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të publikojë në ditët e ardhshme të gjith&eum...
Politike
30 Shtator 2026, 18:04
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria pritet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europ...
Politike
30 Shtator 2026, 18:00
E. D
DASH
TIRANË- Raporti i DASH për Shqipërinë thekson se korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimi i organizuar vijojnë të ...
Politike
30 Shtator 2026, 17:50
E. D
Ursula von der Leyen, Edi Rama
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi turin e saj në Ballkanin Perën...