Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari (EMRI)

30 Shtator 2026 | 18:58

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe në aksident janë përfshirë dy automjete, të drejtuara nga një 67-vjeçar me shtetësi franceze, me inicialet P. L., dhe një 83-vjeçar, banues në Shkodër, i identifikuar si Gjon Nikaj.

Si pasojë e përplasjes, 83-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën.

Drejtuesi 67-vjeçar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen: 63 shkolla u rindërtuan me mbështetjen e BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se përmes programit “BE për shkollat” janë rindërtuar ose rikonstruktuar 63 shkolla në Shqipëri. Gjatë konferencës...
18:44 | 30/09/2026

Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, duke deklaruar se vendi ka...
18:36 | 30/09/2026

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku vlerësoi...
18:26 | 30/09/2026