Celebrities Gossip Showbiz

Victoria Beckham stërvitet me taka 10 centimetra para Javës së Modës në Paris?

Victoria Beckham ka ndarë një video nga përgatitjet e saj për Javën e Modës në Paris, ku shfaqet duke ushtruar në një pajisje kardio, ndërsa mban veshur taka të larta.

Në videon e filmuar nga bashkëshorti i saj, David Beckham, stilistja 52-vjeçare shihet duke përdorur StairMaster-in, një pajisje që simulon ngjitjen e shkallëve. Ajo kishte zgjedhur një palë taka rreth 10 centimetra të larta, të kombinuara me një fund lëkure ngjyrë bordo dhe një këmishë në nuancë rozë.

Pamja tërhoqi vëmendjen edhe të Davidit, i cili, ndërsa e filmonte, e pyeti me humor nëse nuk po e tepronte pak me përgatitjet për Javën e Modës.

E di që është Java e Modës, por nuk mendon se po e tepron pak?

-dëgjohet duke i thënë ai.

Jo, thjesht po stërvitem

-iu përgjigj Victoria, duke e marrë situatën me sportivitet.

Victoria është e njohur për rutinën e saj të rregullt të ushtrimeve dhe për faktin se shpesh ndan me ndjekësit momente nga aktiviteti fizik.

Videoja u publikua në prag të prezantimit të koleksionit të saj të ri në Paris. Beckham pritet të prezantojë koleksionin për sezonin pranverë/verë 2027 gjatë Javës së Modës në Paris.

Kjo nuk është hera e parë që Victoria e lidh modën me rutinën e saj të përditshme, ndërsa edhe në këtë rast veshja e zgjedhur për stërvitje ishte pjesë e markës së saj.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.