Health & Beauty

Korea kërkon të njihet përtej K-pop dhe K-beauty/ British Museum hap 2,000 vite histori koreane!

Për shumë njerëz, kontakti i parë me kulturën koreane sot vjen përmes BTS, serialeve, skincare-it apo ushqimit. Një ekspozitë e re në British Museum po përpiqet ta zgjerojë këtë imazh duke treguar se çfarë ekzistonte shumë përpara valës globale të K-pop dhe K-beauty. Ekspozita “Korea” hapet këtë javë në Londër dhe mbulon rreth 2,000 vite histori artistike dhe kulturore.

Objektet shkojnë nga rreth vitit 400 para erës sonë deri te krijimet e artistëve bashkëkohorë. Në ekspozitë përfshihen qeramika celadon nga dinastia Goryeo, objekte budiste dhe një “moon jar” e shekullit XVIII, ndërsa pjesa moderne përfshin artistë si Do Ho Suh.

Vetë kuratorja Sang-ah Kim i tha Reuters se shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar, e njohin Korenë kryesisht përmes kulturës pop. Ekspozita përdor pikërisht këtë interes si një derë hyrëse drejt një historie shumë më të gjatë.

Është një fazë interesante për mënyrën se si një vend prezantohet ndërkombëtarisht. K-pop, K-dramas dhe K-beauty kanë krijuar audiencën; tani institucionet kulturore kanë mundësinë t’i tregojnë të njëjtit publik se estetika koreane nuk filloi me industrinë moderne të entertainment-it.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.