Live Updates /

“Zbatoni 100% reformat”! Von der Leyen optimiste për integrimin e Shqipërisë në BE. Rama mbron Zvërnecin dhe ish-shefen e SHISH:Të flasë gjykata!

*Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u shpreh optimiste për rrugën evropiane të Shqipërisë, por ka kërkuar nga qeveria që reformat e nisura të zbatohen plotësisht. *Në konferencën para mediave, pas takimit në kryeministri, zyrtarja e lartë e BE-së kërkoi në vecanti zbatim 100% të reformës në drejtësi, mbrojtjes së mjedisit duke theksuar se Shqipëria dhe BE duhet të mendojnë njësoj. *Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka gatishmërinë për kryerjen e reformave të kërkuara me qëllim përmbylljen e gjithë kuadrit të anëtarësimit në BE në 2027. *Në lidhje me projektin e Zvërnecit, Rama tha se brenda pak ditësh i gjithë dokumentacioni mbi këtë investim do të publikohet në “Pasqyrë Albania”. *I pyetur për cenimin e sigurisë kombëtare nga nxjerrja e materialeve sekrete prej ish-shefes së SHISH, Rama tha se nuk ka patur asnjë shqetësim nga parnerët ndërkombëtarë ndërsa bëri thirrje që përfundimi i procesit i duhet lënë në dorë gjykatës ta bëjë. *I pyetur nga mediat, nëse mban përgjegjësi politike për emërimet e bëra nga qeveria, në veçanti për emërimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, Rama u përgjigj se përgjegjësia politike lidhet me vijimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u shpreh optimiste për rrugën evropiane të Shqipërisë, por ka kërkuar nga qeveria që reformat e nisura të zbatohen plotësisht. *Në konferencën para mediave, pas takimit në kryeministri, zyrtarja e lartë e BE-së kërkoi në vecanti zbatim 100% të reformës në drejtësi, mbrojtjes së mjedisit duke theksuar se Shqipëria dhe BE duhet të mendojnë njësoj. *Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka gatishmërinë për kryerjen e reformave të kërkuara me qëllim përmbylljen e gjithë kuadrit të anëtarësimit në BE në 2027. *Në lidhje me projektin e Zvërnecit, Rama tha se brenda pak ditësh i gjithë dokumentacioni mbi këtë investim do të publikohet në “Pasqyrë Albania”. *I pyetur për cenimin e sigurisë kombëtare nga nxjerrja e materialeve sekrete prej ish-shefes së SHISH, Rama tha se nuk ka patur asnjë shqetësim nga parnerët ndërkombëtarë ndërsa bëri thirrje që përfundimi i procesit i duhet lënë në dorë gjykatës ta bëjë. *I pyetur nga mediat, nëse mban përgjegjësi politike për emërimet e bëra nga qeveria, në veçanti për emërimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, Rama u përgjigj se përgjegjësia politike lidhet me vijimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

6 Postime
1 ORE ME PARE

"A mbani përgjegjësi për Vlora Hysenin?", Rama: Reforma në drejtësi nuk ndalet, kush tradhton qëllimin të përballet me drejtësinë!

“Zbatoni 100% reformat”! Von der Leyen optimiste për integrimin

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse mban përgjegjësi politike për emërimet e bëra nga qeveria, në veçanti për emërimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pyetja e gazetarëve lidhej edhe me përgjegjësinë e kryeministrit për personat e emëruar në poste publike dhe nëse krijohet një standard ku vendimmarrësit bëjnë emërimet, por nuk përballen me pasoja politike për veprimet e mëvonshme të të emëruarve.

Rama u përgjigj se, sipas tij, përgjegjësia politike lidhet me vijimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Për mua, përgjegjësia politike është një: që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha veprimeve që bien ndesh me ligjin të zhvillohet gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se përgjegjësitë për veprimet individuale duhet të përcaktohen nga sistemi i drejtësisë dhe jo automatikisht nga personi që ka bërë emërimin.

“Nëse mendoni se, sapo bëhet një emërim, lind automatikisht përgjegjësia e atij që emëron për çdo gabim që mund të bëjë më vonë i emëruari, atëherë kjo është një mënyrë e të parit të gjërave që i përket komunizmit”, u shpreh ai.

Rama shtoi se ata që shkelin ligjin apo “tradhtojnë qëllimin e përbashkët” duhet të përballen me pasojat përmes institucioneve të pavarura të drejtësisë.

“Ne kemi detyrë të përcaktojmë objektivat, të tregojmë çfarë duam të bëjmë me mbështetjen dhe fondet që mblidhen nga taksat dhe të japim llogari për mënyrën se si qeverisim. Ata që tradhtojnë qëllimin e përbashkët duhet të përballen me pasojat përmes sistemit të pavarur gjyqësor”, deklaroi kryeministri.

Në lidhje me rastin e Vlora Hysenit, ndaj së cilës SPAK ka ngritur dyshime për vepra penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e të dhënave sekrete, Rama ka deklaruar më herët se hetimi dhe gjykimi i saj i takojnë drejtësisë.

Në përfundim, Rama solli si shembull Francën, duke iu referuar një rasti ku një ministër ishte akuzuar dhe më pas procesi gjyqësor kishte përfunduar me pafajësi. Ai tha se secili shtet i trajton çështje të tilla sipas sistemit të vet dhe se askush nuk duhet të mbrohet nga përballja me pasojat e një veprimi që është objekt hetimi apo gjykimi të pavarur./Versus.al

2 ORE ME PARE

Udhërrëfyesi i BE për Shqipërinë, Von der Leyen: Do të përcaktojmë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet

“Zbatoni 100% reformat”! Von der Leyen optimiste për integrimin

Bashkimi Evropian pritet të rishikojë politikën e zgjerimit, në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin e vendeve të reja. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e bëri të ditur këtë gjatë vizitës së saj në Tiranë, duke njoftuar edhe hartimin e udhërrëfyesve për vendet kandidate që kanë bërë më shumë përparim.

Von der Leyen tha se javën e ardhshme do të prezantohet rishikimi i politikës së zgjerimit, ku do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i BE-së, për të vlerësuar nëse Unioni është i përgatitur për të mirëpritur anëtarët e rinj.

“Zgjerimi është një proces me dy kahe. Edhe BE-ja duhet të jetë gati të mirëpresë anëtarët e rinj. Javën e ardhshme do të paraqesim rishikimin e politikës sonë të zgjerimit. Do të shohim politikat tona, buxhetin tonë, për t’u siguruar që BE-ja është gati për t’u zgjeruar dhe për të mirëpritur anëtarët e rinj”, u shpreh ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian njoftoi se do të hartohen udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë bërë përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit, duke përfshirë Shqipërinë.

Sipas saj, këto dokumente do të përcaktojnë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet për përmbushjen e detyrimeve.

“Do të përcaktojmë udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë bërë përparimin më të madh. Shqipëria është një ndër to. Ne do të sqarojmë se çfarë mbetet për t’u bërë dhe deri në çfarë date”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo theksoi se udhërrëfyesit do të shërbejnë edhe për të garantuar vijimin e respektimit të vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit.

“Do të përcaktojmë edhe udhërrëfyesit, që të sigurohemi që vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit të vazhdojnë. Angazhimet e marra për anëtarësimin duhet të vazhdojnë të respektohen edhe pasi një vend të jetë bërë shtet anëtar”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja do të shqyrtojë mënyrën se si do të hartohen traktatet e ardhshme të anëtarësimit, duke iu referuar edhe masave mbrojtëse të përfshira në traktatet e mëparshme me vendet që tashmë janë pjesë e Unionit./Versus.al

 

2 ORE ME PARE

“Partnerët tanë të sigurisë kanë mbetur pa fjalë”! Rama për nxjerrjen e materialeve sekrete nga ish-shefja e SHISH: Lëreni gjykatën të nxjerrë përfundim!

“Zbatoni 100% reformat”! Von der Leyen optimiste për integrimin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e publikimit të materialeve sensitive që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, duke kërkuar që rasti të trajtohet nga drejtësia dhe jo përmes publikimeve të pjesshme të materialeve hetimore.

Rama tha se gjykata duhet të përcaktojë nëse ka pasur cenim të sigurisë kombëtare apo të besueshmërisë së Shqipërisë në raport me partnerët ndërkombëtarë.

“Përsa i takon informacioneve sensitive, kjo është një çështje që mendoj i duhet lënë gjykatës dhe jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik”, deklaroi Rama.

Sipas tij, procesi gjyqësor duhet të sqarojë nëse informacionet e bëra publike kanë cenuar sigurinë kombëtare apo marrëdhëniet e besimit me partnerët e Shqipërisë.

“Procesi duhet ta tregojë nëse ka pasur cenim, apo që kanë cenuar sigurinë kombëtare apo besueshmërinë me partnerët”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se shqetësimet për çështjen nuk kanë ardhur nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

“Një shqetësim i tillë që na vjen nga shpërdoruesit dhe agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve, s’na ka ardhur nga asnjë partner”, tha ai.

Kryeministri shtoi se me shprehjen se “partnerët kanë mbetur pa fjalë” i referohej partnerëve të Shqipërisë në sistemin e sigurisë.

“Lajmi që kam për ju është që një shqetësim i tillë, që na vjen nga shpërndarësit dhe nga agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve, nuk na ka ardhur deri tani nga asnjë partner. Asnjë.

Dhe patjetër që, kur fola për partnerët që kanë mbetur pa fjalë, fola për partnerët në sistemin e sigurisë, nuk fola për aleatët politikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë. Fola për partnerët që kanë punuar dhe punojnë me shërbimin. Pa fjalë. Sepse ajo që i është bërë shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja, është e paparë në historinë e botës“, tha Rama/Versus.al

2 ORE ME PARE

Projekti i Zvërnecit, Rama: Këto ditë "do të ndizet" Pasqyra me transparencën e dokumentave mbi investimin

“Zbatoni 100% reformat”! Von der Leyen optimiste për integrimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka vullnetin për të vijuar reformat dhe për të mbyllur kapitujt e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Shprehim vullnetin tonë për të çuar përpara reformat dhe për të mbyllur kapitujt”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për projektin e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar protesta dhe reagime publike. Sipas tij, çështja është diskutuar edhe me Presidenten e Komisionit Evropian.

“E kam informuar Von der Leyen për projektin e diskutuar të Zvërnecit, për të cilin po protestohet. Nesër apo pasnesër do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjitha dokumenteve sa i takon projektit të shumëdiskutuar”, deklaroi Rama.

Një tjetër temë e diskutuar ka qenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Rama tha se kjo mbetet një nga pikat kryesore të agjendës së qeverisë.

“Kemi folur dhe për bilancin e përpjekjes madhore në luftën kundër krimit e korrupsionit, që është një pikë e palëvizshme e agjendës sonë”, u shpreh ai.

Rama shtoi se, sipas tij, ka ndryshuar raporti i institucioneve me korrupsionin.

“Kemi bashkërisht konstatuar faktin që tani është e qartë për Shqipërinë se, nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi lufton korrupsionin”, tha kryeministri.

2 ORE ME PARE

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Von der Leyen: Keni bërë progres, por reformat duhet të zbatohen tërësisht!

“Zbatoni 100% reformat”! Von der Leyen optimiste për integrimin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, pas takimit mes tyre në kuadër të vizitës së zyrtares së lartë evropiane në Shqipëri.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,theksoi nevojën për vijimin e reformave në Shqipëri, duke vënë theksin te zbatimi i tyre dhe ndikimi konkret te qytetarët.

Von der Leyen tha se reforma të mëtejshme nevojiten në të gjithë kapitujt e negociatave që janë hapur.

Ajo përmendi në mënyrë të veçantë drejtësinë, mbrojtjen e mjedisit dhe kuadrin zgjedhor si disa prej fushave ku duhet të vijojë puna.

“Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, drejtësia, mbrojtja e mjedisit, kuadri zgjedhor”, u shpreh Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi se nuk mjafton vetëm miratimi i reformave, por ato duhet të zbatohen plotësisht në mënyrë që të sjellin ndryshime konkrete për qytetarët.

“Miratimi i reformave, por edhe zbatimi tërësisht, që të sjellin ndryshime të vërteta për qytetarët”, tha ajo.

Von der Leyen theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut me shoqërinë gjatë këtij procesi, duke e lidhur vijimin e reformave me avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian../Versus.al

2 ORE ME PARE

FOTO/ Von der Leyen në Tiranë: Fokusi tek reformat, nga drejtësia te mjedisi

“Zbatoni 100% reformat”! Von der Leyen optimiste për integrimin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa në fokus të vizitës së saj janë reformat dhe procesi i integrimit evropian.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Von der Leyen u shpreh se është e lumtur që e nis turin rajonal nga Shqipëria, duke iu drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama.

“Jam e lumtur që e nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet”, shkroi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se vijimi i reformave në fusha të ndryshme është thelbësor për avancimin e vendit, duke përmendur në mënyrë të veçantë drejtësinë dhe mjedisin.

“Fokusi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor, duke ruajtur një dialog të fortë me shoqërinë”, u shpreh Von der Leyen.

Në mesazhin e saj, ajo nënvizoi gjithashtu se objektivi i integrimit evropian është në horizont.

“Objektivi është në horizont. Kështu do ta arrijmë atë”, përfundoi Presidentja e Komisionit Evropian.

Vizita e Von der Leyen në Tiranë është pjesë e një turi në katër vende të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të diskutohen reformat dhe ecuria e procesit të integrimit evropian.

 

Poll