AKTUALITET /

Tragjike/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rënduar psikologjike, humb jetën

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00, në Lagjen e Re të qytetit

Shkruar nga Versus

Tragjike/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet, ku një 40-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00, në Lagjen e Re të qytetit.

Viktima është identifikuar me inicialet D. J. Nga të dhënat paraprake të autoriteteve, dyshohet se gruaja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes.

Si pasojë e rënies nga lartësia, 40-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e saj.

Poll