Dyfisho Sipërmarrjen”,  241 biznese aplikojnë për kreditim me interes 2%

30 Shtator 2026 | 19:13

Bizneset e vogla dhe të mesme, si edhe fermerët, kanë mundësi të aplikojnë online në e-Albania për financim me interes 2 deri në 3% përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një skemë e qeverisë në partneritet me Bankën e Shqipërisë dhe me 11 bankat e nivelit të dytë.

Programi  u krijon ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mundësi financimi për të zgjeruar aktivitetin, për të blerë pajisje dhe për të rritur kapacitetet prodhuese.

Sipas të dhënave, mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, ndërsa 800 prej tyre janë në proces trajtimi.

Në dhjetë ditët e para nga lançimi i platformës, nëpërmjet portalit e-Albania janë regjistruar 241 aplikime. Aktualisht, 222 raste po shqyrtohen nga bankat e nivelit të dytë dhe 20 biznese kanë marrë miratimin për financim me kredi.

Çdo investim i realizuar është një mundësi për rritjen e biznesit, për vende të reja pune dhe për më shumë të ardhura për familjet shqiptare.

Për programin është vënë në dispozicion një linjë financimi prej 250 milionë eurosh, me mundësi zgjerimi deri në 1 miliard euro. Sipërmarrjet mund të përfitojnë financim deri në 2 milionë euro, me normë interesi preferenciale 2–3% dhe mbulim nga Garancia Sovrane deri në 70%, sipas kushteve të aplikimit dhe vlerësimit nga bankat.

Afati i aplikimit është deri më 20 nëntor 2027. Megjithatë, bizneset që janë të interesuara për financim këshillohen të përgatisin dokumentacionin dhe të aplikojnë sa më herët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i DASH për Shqipërinë: Investimet e huaja rriten, por korrupsioni dhe informaliteti mbeten shqetësim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026, duke evidentuar problematika që lidhen me korrupsionin, krimin e...
17:40 | 30/09/2026

INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e mbështetur...
20:36 | 29/09/2026

Lufta në Iran, rriten eksportet e naftës nga Gjiri, por Hormuzi mbetet i rrezikshëm

Pavarësisht luftës në Iran, eksportuesit e vendeve të Gjirit kanë gjetur mënyra të ndryshme për lëvizjen e karburanteve. Megjithatë, kalimi përmes ngushticës së Hormuzit mbetet...
20:08 | 29/09/2026