Logu: Shqipëria, rast unik në Europë! Kryebashkiaku në burg, ish-Zv. kryeministrja e pandehur dhe SHISH-i në shërbim të krimit

Logu: Shqipëria, rast unik në Europë! Kryebashkiaku në burg, ish-Zv. kryeministrja e pandehur dhe SHISH-i në shërbim të krimit

19:01, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juristi Marash Logu, i ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV me Sonila Meçon, ngriti pikëpyetje të forta mbi përgjegjësinë politike të qeverisë pas çështjes së Vlora Hysenit dhe hetimeve të SPAK-ut. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama, Logu tha se edhe në këtë rast Rama nuk pranoi asnjë përgjegjësi politike, ndërsa hetimet e korrupsionit i paraqet si dëshmi të suksesit të sistemit dhe jo si dështim të qeverisjes.

Më tej, Logu bëri një panoramë të rasteve që, sipas tij, e bëjnë Shqipërinë një rast të pazakontë në raport me vendet e Bashkimit Europian. Ai përmendi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në burg, një zëvendëskryeministre dhe ministre të rëndësishme të pandehur, si dhe akuzat e tij për ndikimin e personave të lidhur me krimin mbi institucione kyçe të shtetit. “Nuk e di tani në qoftë se zonja Von der Leyen ka këtë pasqyrë përpara, apo sheh një Shqipëri ideale”, deklaroi Logu.

Diskutimi në studio:

Meço: I dashur Marash, pavarësisht të tjerave, Edi Rama edhe në përgjigjen e pyetjes së vetme që u bë për rastin Vlora Hyseni, pra nuk po flas për individin po për institucionin, sërish nuk njohu përgjegjësi politike dhe sërish sipas tij, fakti që korrupsioni shfaqet kaq i madh dhe vijon të hetohet nga SPAK-u, dëshmon suksesin e sistemit dhe jo dështimin e tij.

Logu: Unë nuk di në fakt asnjë kryeqytet të Bashkimit Europian nga 27 vende, qw kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të një vendi të Bashkimit Europian, është në burg. Për korrupsion, pastrim parash, fshehje e të ardhurash. Nuk di asnjë vend tjetër në Europë në fakt, ku bashkëpunëtorja më e ngushtë e kryeministrit, zëvendëskryeministrja dhe një nga ministret më të rëndësishme, është zyrtarisht e pandehur për korrupsion, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të ardhurash, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Nuk di asnjë kryeqytet të Bashkimit Europian ku Roni Yeffet një personazh që s'ka lidhje asgjë me Shqipërinë, është ai po themi që ndan mënyrën se si duhet investuar në Shqipëri dhe është i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh, pra Shqipëria dhe kompani shtetërore po përdoren për trafik ndërkombëtar armësh. Nuk di asnjë vend të Bashkimit Europian nga 27 vende anëtare që të përfaqësojë presidentja e Komisionit Europian, në të cilin shefja e shërbimit sekret shtetëror është e vënë tërësisht në shërbim të krimit të organizuar. Nuk di ndonjë vend ku një personazh, një kriminel si Ergys Agasi, kontrollon drejtoritë kryesore, kritike të shtetit: AKSHI-n, Policinë e Shtetit, SHISH-in, tatimet, kadastrat, pra ato drejtori që janë thelbi si me thënë i administratës shtetërore, dhe nuk di në asnjë vend tjetër ku drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit vihet në shërbim të bandave dhe krimit të organizuar. Nuk e di tani në qoftë se zonja Von der Leyen ka këtë pasqyrë përpara, apo po themi sheh një Shqipëri ideale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco