web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E vërteta që fshihet pas publikimit të videove intime

30 Shtator 2026, 19:06, Opinione CNA
E vërteta që fshihet pas publikimit të videove intime
Foto ilustruese

Dy ditët e fundit, në rrjetet sociale apo mediat online kanë qarkulluar video intime të disa personazheve të njohur publik, që janë hedhur si një “ushqim” për denigrimin e tyre.

Publikimi i këtyre videove intime përbën një krim, një cënim i privatësisë, një denigrim të figurës të personazheve të njohur që shfaqen në to, një goditje e qëllimshme.

Fillimisht u godit një personazh i Tik-Tok dhe më pas emra të njohur të artit.

Ato që bëjnë këto personazhe me jetën private është zgjedhja e tyre, nuk i takon askujt t’i gjykojë.

Por cili është qëllimi i vërtetë që fshihet pas publikimit të videove?

Qëllimi është thjesht dhe vetëm heqja e vëmendjes nga skandali i ish-drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni me të akuzuarin e drejtësisë Ergys Agasin.

Pra, qëllimi i publikimit të këtyre videove është një dhe i vetëm, që turma lëshohet pas videove intime dhe të zhvendoset vëmendja nga dyshja Agasi-Hyseni.

Më shumë se sa ato video intime, me rëndësi është të marrin përgjigje disa pyetje

-Deri ku shkon marrëdhënia Agasi-Hyseni, jo në aspektin ekzotik apo erotik, por në raportin e shefes së SHISH dhe një personi të akuzuar nga drejtësia si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal?

-E rëndësishme është të marrë përgjigje pyetja cili është roli që ka pasur Ergys Agasi në marrëdhënie me Dallëndyshe Bicin, e cila ka drejtuar Hipotekën dhe IKMT-n?

-Sa miliona euro ka përfituar Ergys Agasi nga AKSHI i Mirlinda Karçanajt?

-A e ka shfrytëzuar Ergys Agasi, ish-kreun e Policisë së Shtetit Ilir Prodën për lidhje me interesat e grupeve kriminale?

-Sa drejtues të tjerë intitucionesh janë emëruar dhe shkarkuar nga Ergys Agasi?

-Si i shkarkonte dhe emëronte ministrat Ergys Agasi?

-Si shteti ra në duart e Ergys Agasit?

-Sa tenderë, sa miliona euro kanë kaluar nga urdhërat në zyrat e Ergys Agasit në Bllok apo në Equos Resort?

-Sa zyrtarë kanë hyrë dhe kanë dalë nga zyra e Ergys Agasit dhe pse?

-Mirë drejtoreshat dhe qejflleshat por të tjerët pse duhet të shkonin?

-Kush është prokurori i SPAK që shkonte tek zyra e Agasit i njohur prej vitesh si njeriu i tij?

-A e ka përdorur prokurori Ergys Agasin për të sulmuar kolegët e tij në media dhe portale?

-A ka nxjerrë sekrete hetimore dhe i ka dorëzuar ato tek Ergys Agasi?

-Cili është roli i një gjyqtareje të GJKKO-së dhe çfarë ka dashur ajo në zyrën e Agasit?

-Pse kanë hyrë apo kanë parakaluar në zyrën e tij, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë?

Ky është thelbi; si ra shteti në mes të këmbëve të Agasit?

Si janë vjedhur taksat e qytetarëve me tenderë nga zyra e Agasit?

Si janë emëruar dhe shkarkuar ministra nga zyra e Agasit? (LEXO KETU)

Si janë emëruar dhe shkarkuar drejtorë nga zyrat e Agasit?

Si kapi SHISH, Policinë e Shtetit, AKSHI-n dhe hipotekën Ergys Agasi?

Këto janë problemi jo videot intime për të tërhequr vëmendjen me veprime që jo vetëm cenojnë jetën dhe privatësinë e personave, por dhe dëmtojnë imazhin e tyre publik.

Ata janë në jetën e tyre dhe zgjedhjet e tyre, as nuk administrojnë taksat e shtetit, as emërojnë dhe shkarkojnë ministra, as nuk japin e marrin tenderë, as nuk emërojnë drejtorë poilicie dhe hipotekash, asnjë dëm s’i bëjnë shtetit dhe qytetarëve.

Janë në jetën e tyre. Ajo që ka bërë Agasi është ta përdorësh si lopë shtetin dhe pse jo edhe ta rrjepësh./ CNA





14:06 Opinione Mitro Çela

MILIONERË NGA POLITIKA

Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks W...

19:14 Opinione Luan Rama

TRADHËTIA NDAJ SHTETIT

Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...

Lajmet e fundit nga