‘Nuk ishte halli masa e sigurisë’/ Saraçi: Rama ka hall përgjimet që pritet të dalin nga hetimet

‘Nuk ishte halli masa e sigurisë’/ Saraçi: Rama ka hall përgjimet që pritet të dalin nga hetimet

19:10, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Romir Saraçi, në emisionin “Task Force” në Syri TV me Sonila Meçon, tha se debati i sotëm për masat e sigurisë nuk ishte thelbi i reagimit të Edi Ramës. Sipas Saraçit, shqetësimi kryesor lidhet me daljen e përgjimeve dhe bisedave telefonike të përfshira në dosjet e SPAK-ut, veçanërisht ato që mund të hedhin dritë mbi komunikimet mes zyrtarëve të lartë.

Saraçi e interpretoi deklaratën e kryeministrit edhe si një presion ndaj prokurorëve që po hetojnë dosjet, duke argumentuar se synimi është të vështirësohet aksesi te telefonat dhe provat që mund të çojnë drejt rrethit të tij politik. “Halli i sotëm i atij ishte dalja e përgjimeve dhe e atyre që pritet të dalin nesër”, tha gazetari, duke ngritur pikëpyetje mbi pasojat që mund të kenë hetimet e bisedave telefonike për qeverinë.

Diskutimi në studio:

Saraçi: Nuk ishte hall fare masa e sigurisë sepse ata mund ta rregullonin shumë mirë me Kodin Penal dhe jo me Kodin e Procedurës Penale e para, duke klasifikuar dënimet. Po ai sot, ai sot përdori vetëm për tre mesazhe.

Vishaj: Kanë ndërthurur të dyja, Kodin Penal me Kodin e Procedurës, pa ditur se çfarë janë...

Saraçi: Më fal, për çfarë duhej sot... sot ishte në konferencë, mesazhet ishin kërcënim i drejtpërdrejtë i të paktën njërit që kishte përballë, apo i dyve që kishte përballë, edhe disa të tjerëve. Patjetër, sepse halli i sotit i atij ishte dalja e përgjimeve dhe e atyre që pritet të dalin nesër, siç tha dhe nga konferenca. Dhe ai jua bëri të qartë: "Ju do ta keni të ndaluar me ligj, domethënë, që të prekni telefonat në radhë të parë pa vendimin e gjykatës, dhe pasi ta prekni telefonin si provë, ju do të ndaleni fiks tek mesazhi i Vlora Hysenit për Ergys Agasin kur i thoshte 'shpresoj që t'i ketë lënë porosi kryeministri drejtorit të policisë për mosarrestimin'." Pra, për këtë mesazh e ka hallin dhe për mesazhet e tjera të Belinda Ballukut që i jep 'i atij... më fal për shprehjen... jepja atij këtë, jepja atij k… tenderin'. Kështu që...

Vishaj: Dhe unë e pashë që është një monolog, monolog dhe një mesazh që ai u jepte...

Saraçi: Ky është qëllimi, s'ishte për masat e sigurisë ai fare...

Meço: Pra, ideja është të pamundësojë drejtësinë, SPAK-un, që edhe kështu është e vështirë, për të shkuar tek rrethi i tij.

Saraçi: Dhe ka arritur kulmin, ka cënuar sigurinë kombëtare dhe dinjitetin kombëtar thotë kryeministri i vendit, nxjerrja e një fashikulli hetimor qoftë edhe i plotë, dhe jo bandat kriminale që kanë kompromentuar të gjithë shtetin. Ky është kulmi, unë nuk e di çfarë mund t'i besojmë më retorikës së këtij kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco