30 Shtator 2026, 19:27
Nga G.M
Flydubai
IZRAEL- Një fluturim i kompanisë flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit përfundoi në një situatë kritike pasi një përleshje në kabinën e pilotëve detyroi avionin të humbte me shpejtësi lartësi dhe të devijonte drejt Arabisë Saudite. Në bordin e avionit ndodheshin katër pilotë.
Sipas një analize nga mediat e huaja, dy prej tyre ishin pjesë e ekuipazhit, ndërsa dy të tjerë udhëtonin si pasagjerë. Prania e tyre ishte planifikuar për arsye operacionale, pasi ndryshimi i mundshëm i itinerarit mund të zgjaste fluturimin dhe të rrezikonte tejkalimin e orarit të lejuar të punës për ekuipazhin fillestar.
Situata ndryshoi papritur kur në kabinën e pilotëve shpërtheu një konflikt. Avioni humbi rreth 4.400 metra lartësi në më pak se 30 sekonda, ndërsa ekuipazhi aktivizoi sinjalet e emergjencës. Fillimisht u ngritën dyshime për një ndërhyrje të paligjshme në avion. Në momentin kritik, njëri prej dy pilotëve që ndodheshin mes pasagjerëve arriti të hyjë në kabinë dhe të marrë kontrollin e avionit. Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit ndërhynë gjithashtu për të neutralizuar situatën.
Avioni ndryshoi kursin drejt Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite, ku kreu një ulje emergjente. Personi i dyshuar për sulmin u arrestua pas uljes. Prania e dy pilotëve shtesë, e planifikuar fillimisht për një çështje rutinë të orarit të fluturimit, rezultoi vendimtare në momentin kur avioni u përball me situatën e rrezikshme./Dosja.al
izrael flydubai
Bota
30 Shtator 2026, 19:19
G.M
Emmanuel Macron dhe Pedro Sanchez
SPANJA- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kanë shprehur mbështe...
Bota
30 Shtator 2026, 18:08
G.M
Dy policë duke ecur në qendër të Jagodinës, Serbi.
Dy persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për spiunaz...
Bota
30 Shtator 2026, 17:15
G.M
Xi Jinping
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se Pekini do të vazhdojë të kundërshtojë forcat që mbështesin...
Bota
30 Shtator 2026, 16:58
G.M
Sébastien Le Corneille
FRANCA- Kryeministri francez Sébastien Le Corneille ka paralajmëruar për përkeqësimin e situat&eu...
Bota
30 Shtator 2026, 16:35
G.M
Mark Rutte
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Rusisë për përdorimi...
Bota
30 Shtator 2026, 15:45
G.M
Theo Francken
BELGJIK- Ministri belg i Mbrojtjes Theo Francken, ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me një rritje të vepr...
Bota
30 Shtator 2026, 15:31
G.M
foto ilustruese
IZRAEL- Ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev, ka kërkuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të kompanisë Flydu...
Bota
30 Shtator 2026, 15:20
G.M
pamje
TURQI- Shirat e dendur që kanë përfshirë Turqinë veriperëndimore gjatë dy ditëve të fundit kanë shk...
Bota
30 Shtator 2026, 15:09
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk do të frikësohet dhe nuk do të përkulet përballë pr...
Bota
30 Shtator 2026, 14:23
G.M
Ushtarë
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj ndërkombëtarë të Koalicionit përfunduan sot zyrtarisht Operacionin...