Dantella zakonisht lidhet me lingerie, fustanet romantike apo veshjet e mbrëmjes. Por këtë vjeshtë po përdoret në një mënyrë shumë më të përditshme / vetëm një pjesë e vogël, e kombinuar qëllimisht me veshje më të rënda dhe serioze.
The Guardian e veçon sot si një mënyrë për t’i dhënë më shumë karakter garderobës së vjeshtës. Në vend të një look-u të ndërtuar plotësisht rreth dantellës, ideja është kontrasti / një camisole me detaje lace poshtë një xhakete, një fund me buzë dantelle me një pulovër të trashë ose një element delikat i kombinuar me lëkurë.
Edhe runway-et e kanë përdorur këtë formulë. Në koleksionin e vjeshtës të Miu Miu, camisoles dhe fustane të lehta u kombinuan me pallto, funde pencil dhe doreza. Saint Laurent vendosi funde thuajse transparente me dantellë përballë xhaketave voluminoze faux-fur, ndërsa Khaite e kombinoi me xhaketa dhe pantallona lëkure.
Pikërisht kontrasti e largon materialin nga ideja e lingerie-s. Një look i tëri me dantellë mund të duket tepër romantik; disa centimetra dantellë që shfaqen poshtë një pulovre krijojnë efekt krejt tjetër.
Është gjithashtu një trend relativisht i lehtë për t’u provuar pa ndryshuar garderobën. Një camisole që ndoshta ka qëndruar për vite në sirtar mund të përdoret poshtë blazer-it, ndërsa një slip skirt mund të vazhdojë të vishet edhe kur temperaturat bien duke u kombinuar me knitwear.