San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
Sport
Nations League/ Kombëtarja kuqezi vazhdon përgatitjet në Itali, nesër niset drejt Finlandës
Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, në kuadër të UEFA Nations League.
30 Shtator 2026, 19:50Nga DOSJA
ITALI - Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, pas fitores 0-3 ndaj San Marinos, në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës, me programin e punës të përshtatur sipas minutave të aktivizimit të lojtarëve. Futbollistët që u aktivizuan ndaj San Marinos zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës.
Në stërvitje u bashkua edhe Klisman Cake, i cili është rikuperuar në kohë dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Kombëtarja do të zhvillojë edhe nesër, në orën 11:00, seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës. Pas përfundimit të stërvitjes, skuadra do të udhëtojë drejt Finlandës, ku do të vijojë përgatitjet për sfidën e radhës.
Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, në kuadër të UEFA Nations League.