Një draft me 150 ndryshime në sistemin e drejtësisë, në një moment kur hetimet kanë prekur një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lidhur me pushtetin, ngre pikëpyetje të forta për gazetarin Enton Abilekaj. Sipas tij, koha kur është sjellë ky draft nuk mund të shkëputet nga zhvillimet e fundit të SPAK-ut.
I ftuar në “Ora 19” në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Abilekaj ngriti pikëpyetjen se përse Shqipëria po përballet me një tjetër ndërhyrje të thellë në drejtësi, kur reforma e vitit 2016 ende nuk ka mbushur një dekadë dhe institucionet e reja kanë vetëm disa vite që kanë nisur të japin efektet e tyre.
Gazetari argumentoi se reforma në drejtësi është ende relativisht e re, ndërsa institucionet e saj u ndërtuan gradualisht deri në vitin 2019. Sipas tij, SPAK-u nisi të japë efektet konkrete të punës së tij disa vite më vonë, me hetimet dhe arrestimet e para të bujshme.
Por pikërisht në këtë fazë, kur drejtësia ka nisur të prekë nivele gjithnjë e më të larta të pushtetit, shfaqet drafti me 150 ndryshime. Abilekaj e vendosi këtë zhvillim në kontekstin e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë dhe bashkëpunëtorëve të qeverisë Rama.
‘Dhe ne sot kemi papritur një draft i cili na vjen me 150 ndryshime nenesh nga një grup e prej 15 më duket ishin ekspertë të huaj, të cilët janë paguar nga taksat tona. Nuk e di për çfarë nevoje emergjente që ka pasur Shqipëria.
Pra për një, një vend i varfër që nuk ka asnjë emergjencë, sepse sapo ka bërë një reformë në drejtësi, sepse reforma në drejtësi nuk ka mbushur akoma 10 vjet dhe nuk është pak, nuk është që të mbushësh 10 vjet nuk janë shumë në historinë e një shteti, janë shumë pak për të bërë një reformë tjetër.
Thelbësore. Dhe duke llogaritur që institucionet e drejtësisë u ndërtuan deri në 2019-ën dhe puna e parë që ka prekur SPAK-u me dorë, kishin kaluar dy vjet, filloi në shtator të 2021-shit, tetor të 2021-shit me arrestimin e Lefter Kokës. Pra, kemi vetëm pesë vjet praktikisht që ka filluar drejtësia të punojë. Kjo drejtësi që u ndërtua në 2016-ën, në efekte të vërteta, pas 5 vjetësh. Sot na vjen ky draft. Pse na vjen ky draft?
Në kushtet, po të marrësh kontekstin, është i tillë që kemi gjithë bashkëpunëtorët e Edi Ramës të kaluar parashikimeve në fakt, të themi të drejtën, sepse as ne e kemi parë që SPAK-u ka qenë pak a shumë i tërhequr përballë Ramës, por të kaluar gjithë parashikimeve siç duket s'janë mundur për të fshehur atë që nuk fshihet më.
Gjithë bashkëpunëtorët e Edi Ramës sot janë në hetim ose në burg. Sot i vetmi njeri që nuk është në burg është ai që i ka urdhëruar këta. Pra në qoftë se do themi një numër të përafërt, rreth 40 ish-ministra, ish-drejtues, ish-zëvendësministra e të tjerë e të tjerë të cilët janë në burg, kemi të bëjmë pikërisht me atë figurativisht mund ta themi që është si Ali Baba me 40 hajdutët.
Dhe ai që ka dhënë urdhrat është... thotë që unë s'kam prekur asnjë lek nga këta, që publike, askush s'ua ka dhënë paratë për t'i numëruar. Dhe përshkruan më së miri funksionimin tipik të asaj bandës së Ali Babës, e cila funksiononte duke marrë urdhrat nga Ali Baba i cili nuk prekte asgjë vetë.
Pra, ndërkohë që 40 hajdutët janë në hetim ose në burg, ne bëjmë një ligj ku Ali Baba të mos preket më, sepse ka ardhur laku deri tek Ali Baba.
Nuk pyesin fare për ata që u burgosën dhe nuk flasim dot as për ata që do burgosen prapë.
Sepse ata që do burgosen prapë ne nuk i dimë, por do jenë bashkëpunëtorë të profilit më të ulët ose të njëjtë me ata që janë sot në hetim, apo jo? Ne kemi sot zëvendëskryeministër, kryetar bashkie... ish-zëvendëskryeministra, kryetar bashkie, ministra e të tjerë që janë hetuar. Çfarë... ku është problemi i këtyre?’, u shpreh Enton Abilekaj në SYRI TV.
© SYRI.net
Protesta e 123-të/ Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin: Rama jepe dorëheqjen
Pankartat/ Qytetarët mesazh për Von der Leyen: Lëre Europën të dëgjojë edhe Shqipërinë që proteston!
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës