• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por kontrolli i shtetit nuk do ndalet

by Bota Bota
September 30, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por kontrolli i shtetit nuk do ndalet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në krye të institucionit të cilin SPAK e klasifikon si bashkëpunues me raportet audituese që i referon për hetime, Arben Shehu, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, thotë se auditime të tjera janë duke u bërë gati për t’ia dorëzuar akuzës. Lista e auditimeve që po kryhen nga KLSH është e gjatë.

Arben Shehu, kryetar i KLSH: “Jemi në proces verifikimi intensiv për asetet, duke iu referuar punës së Ministrisë së Energjisë dhe KESH, po auditojmë rrugën Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, vendburimet e naftës, Drejtorinë e Burgjeve, vendshfrytëzimet e kromit, njëkohësisht auditimi po vazhdon për auditimin e HEC-eve, për mbështetjen bujqësore, sistemet fotovoltaike, kryerjen e analizave të biopsisë, monitorimin e substancave të rrezikshme. Më lejoni të citoj auditimin e përfunduar, si ai i kontratës së seteve kirurgjikale në Ministrinë e Shëndetësisë, të Shërbimit të Kontrollit Mjekësor Bazë dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare, që kanë një rëndësi të veçantë. Në lidhje me bashkëpunimin institucional, puna jonë nuk përfundon me auditimin, por për rastet që vlerësohet se ka shkelje, i jemi drejtuar Prokurorisë, në mënyrë të veçantë SPAK”.

Dosjet që referohen prej KLSH në Prokurori mbeten sekret derisa ato finalizohen me të akuzuar, por edhe të tjerë që denoncohen për presion ndaj audituesve.

Arben Shehu: “Në drejtim të këtyre situatave jo normale do t’u drejtohemi institucioneve. Garantojmë se puna e institucionit nuk është cenuar nga çdo lloj presioni, të çdo forme”.

Anila Hoxha: “E keni fjalën për presione konkrete”?

Arben Shehu: “Patjetër që për presione konkrete, por kjo nuk do të ndikojë në punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit”./ Top Channel

Tags: Arben Shehuklsh
Previous Post

Masakër mjedisore në Lushnjë, 32 mln lekë tender për të tharë liqenin. Salla dhe Sefa heshtin

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por kontrolli i shtetit nuk do ndalet

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por kontrolli i shtetit nuk do ndalet

September 30, 2026
Masakër mjedisore në Lushnjë, 32 mln lekë tender për të tharë liqenin. Salla dhe Sefa heshtin

Masakër mjedisore në Lushnjë, 32 mln lekë tender për të tharë liqenin. Salla dhe Sefa heshtin

September 30, 2026
Pediatria e Lushnjës në gjendje të amortizuar, Korreshi publikon pamjet: Kushte skandaloze

Pediatria e Lushnjës në gjendje të amortizuar, Korreshi publikon pamjet: Kushte skandaloze

September 30, 2026
Protesta e 123 para Kryeministrisë/ “Von der Leyen të na dëgjojë kudo që është, “duam dorëheqje”

Protesta e 123 para Kryeministrisë/ “Von der Leyen të na dëgjojë kudo që është, “duam dorëheqje”

September 30, 2026
Von der Leyen për hetimet në Shqipëri: Sistemi i drejtësisë është fuqizuar/ Rama: Përgjegjësia ime politike, reforma të mos ndalet

Von der Leyen për hetimet në Shqipëri: Sistemi i drejtësisë është fuqizuar/ Rama: Përgjegjësia ime politike, reforma të mos ndalet

September 30, 2026
Përplasen dy makina në Shkodër, vdes në spital 83-vjeçari

Përplasen dy makina në Shkodër, vdes në spital 83-vjeçari

September 30, 2026
Përmet/ Dyshohet se u vetëhodh nga kati i gjashtë, 40-vjeçarja humb jetën

Përmet/ Dyshohet se u vetëhodh nga kati i gjashtë, 40-vjeçarja humb jetën

September 30, 2026
Nili Perëndimor/ Dy raste të reja shfaqen në Shqipëri, shkon në tre numri i të infektuarve

Nili Perëndimor/ Dy raste të reja shfaqen në Shqipëri, shkon në tre numri i të infektuarve

September 30, 2026
Ra nga kati i 8-të teksa kërcente mbi divan, studentja 21-vjeçare i mbijeton mrekullisht rënies

Ra nga kati i 8-të teksa kërcente mbi divan, studentja 21-vjeçare i mbijeton mrekullisht rënies

September 30, 2026
Shpërthimi te karburanti “AN OIL” në Sarandë, ISHTI: Objekti kishte tre muaj jashtë funksionit

Shpërthimi te karburanti “AN OIL” në Sarandë, ISHTI: Objekti kishte tre muaj jashtë funksionit

September 30, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pacienti ndërroi jetë, nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL